Ndërlidhjet

Mediat sociale, si mjete për radikalizim të popullatës


Ilustrim
Ilustrim
Ministra e Jashtme e Pakistanit, Hina Rabbani Khar, tha se terroristët ndërkombëtarë janë duke shfrytëzuar mediat sociale për të radikalizuar popullatat lokale.

Komentet e Kharit erdhën në kuadër të një debati të nivelit ministror në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Debati u mbajt me kërkesë të Pakistanit – i cili mban presidencën e radhës të Këshillit 15-anëtarësh - për të diskutuar mbi kërcënimet ndaj sigurisë ndërkombëtare të shkaktuara nga terrorizmi.

Khar tha se ekstremistët janë duke përdorur informacionin dhe teknologjitë e reja të komunikimit si dhe internetin për nxitje, rekrutim, planifikim dhe financim të aktiviteteve të tyre.
XS
SM
MD
LG