Ndërlidhjet

Zbulohen hamburgerë me mish kali në supermarkete


Ilustrim
Ilustrim
Mish nga kali është zbuluar në prodhimet për hamburgerë, që shiten në supermarketet irlandeze, përfshirë edhe kompaninë globale, Tesco.

Agjencia për sigurimin e ushqimit e Irlandës, tha se ADN-ja e pazakontë e kafshëve në hamburgerë nuk paraqet kërcënim për shëndetin e askujt, por “ngre disa shqetësime”.

Tesco, që ka selinë kryesore ne Britani, kërkoi falje për hamburgerët e bërë me mish kali, dhe tha se do t’i tërheqë ata nga supermarketet britanike dhe irlandeze, si një masë paraprake.
XS
SM
MD
LG