Ndërlidhjet

Rusi: U vra shefi i krimit në Moskë


Policia dhe hetuesit e tubuar në vendin e vrasjes së njërit prej shefave të krimit në Moskë
Policia dhe hetuesit e tubuar në vendin e vrasjes së njërit prej shefave të krimit në Moskë
Një person, që konsiderohet njëri nga shefat më famëkeq të krimit, është vrarë sot në Moskë.

Zyrtarë të policisë së Moskës kanë thënë se personi Aslan Usoyan, më shumë i njohur si “gjyshi Khasan”, qartas ishte qëlluar nga një snajper nga kulmi i një ndërtese, derisa ai po largohej nga një restorant.

Mediat ruse raportojnë se Usoyan ishte i involvuar në bixhoz, ndërtimtari dhe biznese të trafikimit të drogës.

Aslan Usoyan, 75 vjeçar, ishte kurd i lindur në Gjeorgji.

Ai u kishte shpëtuar disa përpjekjeve pët ta vrarë. Përpjekja e fundit ishte bërë në Moskë në vitin 2010.

Njëri nga ndihmësit e tij më të afërt, Vyacheslav Ivankov, i njohur me nofkën “japonezi i vogël”ishte plagosur nga snajperi, derisa largohej nga një restorant në Moskë, në vitin 2009. Nga plagët e pësuara ai kishte vdekur në muajin tetor të po atij viti.
XS
SM
MD
LG