Ndërlidhjet

Irak: 33 të vrarë nga një valë e sulmeve


Pamje e vendit ku ka eksploduar një bombë gjatë valës së sotme të sulmeve në Irak
Pamje e vendit ku ka eksploduar një bombë gjatë valës së sotme të sulmeve në Irak
Zyrtarët thonë se nga disa sulme në pjesën veriore të Irakut dhe në kryeqytetin Bagdad, sot janë vrarë së paku 33 vetë.

Në qytetin e përzier etnik Kirkuk, nga dy sulme me makina-bomba në të njejtën lagje, janë vrarë së paku 19 vetë dhe plagosur afro 190.

Në një sulm tjetër në afërsi të kësaj lagjeje, u vranë dy vetë.

Në qytetin tjetër, Tuz Khurmatu, afro 75 kilometra nga Kirkuku, nga sulmi vetëvrasës me bombë janë vrarë pesë vetë dhe janë plagosur 40 të tjerë.

Nga tri sulme të ndara në Bagdad janë vrarë shtatë vetë.

Qyteti Kirkuk, i pasur me naftë, që gjendet 300 kilometra në veri të Bagdadit, është i banuar me popullatë të përzier arabe, kurde dhe turkomane.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulme.

Në shumicën e rasteve, sulmet me makina – bomba janë ndërmarrë nga kryengritësit sunitë.
XS
SM
MD
LG