Ndërlidhjet

Moskë: Artisti i baletit Bolshoi – në spital, pas sulmit me acid


Sergei Filin në spital
Sergei Filin në spital
Drejtori artistik i baletit në teatrin e njohur Bolshoi në Moskë, Sergei Filin, është në spital, pas një sulmi me acid në fytyrën e tij.

Ai ishte sulmuar të enjtën vonë, derisa kthehej në banesën e tij në Moskë.

Kolegët thanë se mjekët po përpiqeshin ta shpëtonin të pamurit e baletanit dhe se ai më vonë do të dërgohet në një klinikë të specializuar jashtë.

Në vonë, një zyrtar i shëndetësisë në Moskë tha se Filin i është nënshtruar me sukses një operacioni të syve.

Ai nuk i ka konfirmuar planet për dërgimin e tij për mjekim jashtë Rusisë.

Drejtori i përgjithshëm i teatrit Bolshoi, Anatoly Iksanov, tha se ai mendon se sulmi është i ndërlidhur me punën e Filinit në kompaninë e baletit.

Një zëdhënës i teatrit Boloshoi tha se Sergei Filin, në të kaluarën, ka marrë kërëcnime.

Filin, 42 vjeçar, ish yll i vallëzimit të teatrit Bolshoi, ishte zgjedhur drejtor artistik në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG