Ndërlidhjet

LDK: Shqiptarët e Luginës më të diskriminuarit e Evropës


Heqja e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës është dënuar edhe nga partitë opozitare në Kosovë.
Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshme sjelljen e Serbisë, e cila në mënyrë të vrazhdë e hoqi nga sheshi i Preshevës, Lapidarin e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Ky akt është në vazhdën e veprimeve të njohura të regjimeve të Beogradit, kundër të cilave kanë luftuar dëshmorët shqiptarë të Kosovës Lindore, emrat e të cilëve janë skalitur në atë lapidar, të cilin Beogradi zyrtar sot e vodhi brutalisht”, thuhet në deklaratën e LDK-së.

Kjo parti politike e vlerëson këtë akt si një mjet presioni ndaj shqiptarëve të mbetur në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kështu që i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, që ta shtojë kujdesin për qytetarët e atjeshëm shqiptarë, duke konsideruar se ata janë qytetarët më të shtypur dhe më të diskriminuarit në Evropë.
XS
SM
MD
LG