Ndërlidhjet

Siri: Opozita e refuzoi propozimin e ministrit të jashtëm


Pamje nga një lagje e Damaskut në Siri e shkatërruar nga sulmet ajrore
Pamje nga një lagje e Damaskut në Siri e shkatërruar nga sulmet ajrore
Opozita e Sirisë e ka hedhur poshtë propozimin e ministrit të jashtëm të Sirisë, Waled al-Moualem, sipas të cilit, opozita duhet të çarmatoset dhe të zhvilloj negociata me regjimin për formimin e qverisë së re.

Sot, Monzer Makhous, ambasador i forcave opozitare të Sirisë në Francë, tha se opozita kurrë nuk do të krijoj qeveri me regjimin e presidentit Bashar al-Assad, pasi regjimi kishte refuzuar të lëvizte drejt një zgjidhjeje politike.

Ministri al-Moualem tha se vetëm “opozita nacionaliste” do të mund të merrte pjesë në qeverinë e re, por ka theksuar se çfarëdo diskutimi për të ardhmen e Assadit mbetet e “papranueshme”.

Në një takim në Stamboll të Turqisë, liderët opozitarë të Sirisë sot e kanë filluar përpjekjen e tyre të dytë për formimin e një qeverie të trazicionit.

Ata, poashtu, pritet të takohen në Paris, në fund të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG