Ndërlidhjet

IHT: “Gjendje plastike” në punët botërore


Derisa presidenti Barack Obama e fillon mandatin e tij të dytë, gjendja në botë është e pazgjidhur. Fuqitë udhëheqëse janë të rrethuara me kriza ekonomike ose me gjendje të ndryshme të tranzicionit politik ose të ngatërresave, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja International Herald Tribune.

Lindja e Mesme po kalon nëpër trazira politike. Në Azi po rriten tenisonet. Institucionet botërore, qoftë Kombet e Bashkuara, Grupi 20 ose Bashkimi Evropian, janë të dobësuara dhe jofunksionale. Rregullimi liberal i botës, i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, është buzë shkapërderdhjes.

Gazeta thekson se periudha e paqartësisë dhe jostabilitetit, është një çast i mundësisë për presidentin Obama. Kur Shtetet e Bashkuara patën hyrë në Luftën e Parë Botërore, filozofi John Dewey, kishte vërejtur se bota ishte në “gjendje plastike”. Shumë progresistë kishin besuar se situata e pazgjidhur në botën e ditëve të tyre, Shteteve të Bashkuara u ofronte një rast, që sistemin botëror ta shndërronin në diçka më të mirë.

Amerikanët ishin larguar nga kjo sfidë dhe do ta përqafonin atë vetëm pas shkatërrimit të dytë katastrofik të rendit botëror.

Sot, ne jemi në një gjendje plastike tjetër dhe presidenti e ka një rast unik ta forcoj dhe zgjeroj rregullin botëror liberal, nga i cili Amerikanët dhe shumë të tjerë në gjithë botën kanë përfituar, shkruan e përditshmja International Herald Tribune, dhe thekson se nuk ka shumë se çka të tregohet për katër vitet e para të presidentit Obama. Për të qenë korrekt, kriza ekonomike, që ai e trashëgoi, ka bërë që koncentrimi i rregullt në politikën e jashtme të jetë më tepër sfidues.

Paraardhësi i tij dështoi keq në dy luftëra, që Obama i trashëgoi në Lindjen e Mesme të Madhe, me çmim të lartë në njerëz dhe pasuri, dhe në reputacionin e Amerikës. Obama filloi ta ripërtrijë këtë reputacion, duke e ngritur profilin e Amerikës dhe duke e thelluar angazhimin e vet në Azinë Lindore.

Por, shumica e sfidave kryesore janë ato që Obama i gjeti kur e mori zyrën, ose edhe më keq: nga procesi paqësor i ndalur në Lindjen e Mesme dhe trazirat në Botën Arabe, marshimi i Iranit kah aftësia e armatimit atomik, e deri te këmbëngulësia në rritje e Kinës, shkruan International Herald Tribune.

Preokupimi aktual i presidentit me rizgjedhje e ka lënë botën të pyetet se ku janë Shtetet e Bashkuara?

Për të gjitha bisedat për rënien e Amerikës, Obama aktualisht është mirë i pozicionuar për të pretenduar lidership global. Nëse ai mund të arrijë kompromis të domosdoshëm me Kongresin e Shteteve të Bashkuara për çështjen e krizës fiskale amerikane, Shtetet e Bashkuara mund të dalin si njëra nga ekonomitë botërore më të suksesshme dhe dinamike.

Amerikan gëzon avantazhe unike: revolucion të gazit natyror, që premton që së shpejti të shndërrohet në eksportues të energjisë, një sistem superior universitar, dhe një ekonimi të hapur dhe inovative. Shtetet e Bashkuara mbesin e vetmja fuqi botërore me përmasa globale, që është në mënyrë unike e aftë për të organizuar aksion ndërkombëtar të orkestruar dhe që shërben si forcë e sigurisë dhe e stabilitetit të kombeve, që ballafaqohen me kërcënimin e fqinjëve, shkruan International Herald Tribune.

Pra, si të krijohet avantazh nga ky moment plastik?, pyetet gazeta.

Në fushën e sigurisë, “basti i madh” primar i Obamës duhet të jetë parandalimi që Irani të bëhet me kapacitet të armatimit bërthamor. Shkatërrimi i regjimit të moszgjerimit, që do të pasonte me përvetësimin e suksesshëm të armatimit atomik nga ana e Iranit, do të thoshte goditje të jashtëzakonshme për regullin ndërkombëtar të sigurisë.

Anasjelltas, nëse Obama mund të ketë sukses në arritjen e frenimit kuptimplotë të aspiratave atomike iraniane, ai do të bënte shumë në forcimin e moszgjerimit si shtyllë fundamentale e rregullit të ri liberal global, shkruan International Herald Tribune, në një artikull më të gjatë.

Pasi i përmend edhe sfidat e tjera botërore, siç është forcimi i rendit ekonomik liberal, arritja e marrëveshjeve për tregti të lirë me rajonin Azi-Paqësor dhe Evropën, që do ta forconoin eksportin amerikan dhe ripërtritjen globale ekonomike, e pastaj krizat e tjera ndërkombëtare, gazeta përkujton se në fund të Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara e udhëhoqën mënyrën e formimit të rregullit ndërkombëtar, që popullit amerikan dhe pjesës më të madhe të botës i shërbeu për mrekulli.

Me kujdes të qëndrueshëm, angazhim personal dhe vizion të qartë të rregullit global multilateral, që reflekton vlerat liberale amerikane dhe idealet progresive, presidenti Obama tash ka mundësi, që edhe njëhjerë t’i formësoj çështjet botërore për të mirën e Shteteve të Bashkuara dhe të njerëzimit, shkruan në fund të artikullit e përditshmja International Herlad Tribne.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG