Ndërlidhjet

Presidenti bolivian optimist për shëndetin e Chavezit


Foto - Arkiv
Foto - Arkiv
Presidenti i Bolivisë, Evo Morales ka thënë se aleati i tij nga Venezuela, presidenti Hugo Chavez, është duke e marr një terapi të përshpejtuar për tu kthyer në shtëpi.

Duke para kongresit shtetëror të martën, Morales tha se ka biseduar me “dikë në Kubë” ku i është folur për terapinë e Chavezit që është duke e përdorur pas ndërhyrjes kirurgjike ndaj kancerit.

Ai shtoi se Chavez mund të pritet që së shpejti të marr pjesë në ngjarjet ndërkombëtare.
Ministri i jashtëm i Venezuelës, Elias Jaua ka thënë të hënën se Chavez është në humor të mirë dhe i ka dhënë këtij të fundit edhe disa udhëzime.

Komentet e këtij zyrtari të lartë vijnë 6 muaj pas shkuarjes së Chavezit në Kubë për një tretman kundër kancerit. Chavez, nuk është parë që nga 11 dhjetori kur ishte shtrirë në një spital në Havana.

Venezuelasit janë duke bërë debat të gjerë për faktin se a do të jetë në gjendje lideri i tyre të luftojë me betejën e tij të gjatë kundër kancerit.
XS
SM
MD
LG