Ndërlidhjet

Pakistan: Pa akuza mbahen 700 militantë të dyshuar


Irfan Qadir (në mes)
Irfan Qadir (në mes)
Sipas një ligji kundërthënës për siguri, Pakistani po i mbanë në arrest 700 militantë të dyshuar pa akuza.

Prokurori i përgjithshëm i Pakistanit, Irfan Qadir, tha sot në Gjykatën Supreme se militantët e dyshuar ishin arrestuar në rajonet fisnore në perëndim të Pakistanit, ku ushtria po luftonte me kryengritësit për vite të tëra.

Sipas tij, të dyshuarit do të mbahen, derisa ushtria ta përfundoj operacionin.

Kjo është hera e parë që një zyrtar pakistanez ka dhënë detaje se sa militantë mbahen nga autoritetet sipas ligjit kundërthënës, i cili ishte miratuar në vitin 2011.

Atëherë, ky ligj ishte kundërshtuar nga grupet ndërkombëtare dhe pakistaneze për të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG