Ndërlidhjet

Kinë: Provë e suksesshme e sistemit kundërajror


Ilustrim
Ilustrim
Kina thotë se me sukses e ka testuar një aeroplan transportues ushtarak dhe një sistem të mbrojtjes kundërajrore.

Mediat shtetëtore kanë raportuar se aeroplani ushtarak transportues, Y-20, që për të parën herë ka fluturuar të shtunën, është më i madhi deri tash, i prodhimit vendës.

Raportohet se ky aeroplan mund t’i bartë 66 tonelata deri në 4400 kilometra.

Aktualisht, Kina e përdorë aeroplanin ushtarak transportues të prodhiumit rus, IL-76, por dëshiron që atë ta zëvendësoj me aeroplan të prodhimit kinez, për shkak të zgjerimit të kapaciteteve ushtarake.

Kina, poashtu, ka shpallur se me sukses e ka testuar një interceptues raketor me bazë në tokë.

Agjencia Xinhua ka raportuar se prova ishte “në natyrë mbrojtëse dhe nuk kishte për cak ndonjë vend tjetër”.

Në sistem të tillë, Kina e ka provuar në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG