Ndërlidhjet

Obama kërkon me ngulm reformat në imigracion


Fermerët mbështesin reformat në imigracion
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:50 0:00

Fermerët mbështesin reformat në imigracion

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka bërë thirrje Kongresit që të adresojë sa më shpejt statusin e imigracionit të më shumë se 11 milionë banorëve pa dokumente në SHBA.

Obama ka thënë se nëse Kongresi nuk është në gjendje të veprojë në kohën e duhur për ndryshimin e ligjeve të imigracionit, ai do të propozojë legjislacionin e tij dhe do të kërkojë nga ligjvënësit që ta votojnë.

Duke u zotuar për veprim të shpejtë, Obama ka thënë se Uashingtoni duhet të ketë vendosmërinë për t’i dhënë fund kësaj çështjeje.

Ne u japim studentëve të huaj në Shtetet e Bashkuara të gjitha aftësitë që duhen për të pasur ide për biznes, por më pastaj i kthejmë për të bërë bizneset e tyre në Kinë, Indi, Meksikë apo gjetkë. Kjo nuk është mënyra për të rritur industrinë në Amerikë. Kjo është mënyra për rritjen e indudtrisë te konkurrentët tanë. Andaj, kjo është arsyeja përse kemi nevojë për reforma gjithëpërfshirëse të imigracionit”, ka thënë Obama.

Ai i ka bërë këto komente në Las Vegas të Nevadas, i cili është njëri nga shtetet me popullsinë më të madhe latine.

Vetëm një ditë më parë, një grup i senatorëve me ndikim, demokratë dhe republikanë, kanë nxjerrë një plan të tyrin, i cili është i ngjashëm me propozimet e Shtëpisë së Bardhë për imigracion, të cilat për herë të parë janë zbuluar në vitin 2011.

Të dyja planet parashohin t’iu ofrojnë imigrantëve të paligjshëm një rrugë të gjatë drejt qëndrimit të përhershëm dhe shtetësisë, duke u kërkuar atyre të paguajnë taksat, të mësojnë anglisht dhe të demonstrojnë familjarizim me kulturën amerikane.

Por, megjithatë, ka disa ndryshime politike, që si duket vështirësojnë votimin. Plani i Senatit ofron një skemë për plotësimin e kushteve të caktuara për shtetësi, ndërsa Obama jo. Për dallim, presidenti trajton çiftet e gjinisë së njëjta si të gjitha të tjerat.

Idetë që unë propozoj janë mbështetur edhe nga demokratët, si senatori i ndjerë, Ted Kennedy, edhe nga republikanët, si presidenti George Bush”, ka thënë Obama.

Por, republikanë të tjerë, përfshirë Marco Rubion, i cili mund të kandidojë për president në vitin 2016, kanë thënë se nuk do të mbështesin asnjë ligj, i cili nuk përfshin mekanizëm për plotësimin e kushteve.

Pa një mekanziëm të tillë, kushtet nuk do të zbatohen kurrë dhe vetëm për disa vjet do të kemi miliona njerëz të rinj pa dokumente në vendin tonë, ka thënë Rubio.

Grupet e imigrantëve në SHBA kanë mirëpritur deklaratat e Obamës për reforma në imigracion. Të anketuara nga media të ndryshme, ato kanë thënë se do të bëjnë presion për veprim.

Reformat në imigracion i kanë siguruar Obamës mbështetje të madhe në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar.(v.t.)
XS
SM
MD
LG