Ndërlidhjet

Tensionohen tutje marrëdhëniet SHBA-Rusi


Ilustrim
Ilustrim
Rusia ka braktisur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për bashkëpunim në zbatimin e ligjit dhe kontrollin e drogës.

Qeveria ruse, në ueb-faqen e saj, ka njoftuar se marrëveshja “nuk përkon me realitetin aktual”.

Sipas marrëveshjes së arritur më 2002, Shtetet e Bashkuara kanë siguruar asistencë financiare për të ndihmuar Rusinë që të luftojë trafikimin me drogë dhe krimet e tjera, përfshirë: trafikimin me qenie njerëzore, krimet në internet, shpëlarjen e parave, korrupsionin dhe terrorizmin.

Ministria e Jashtme ruse është urdhëruar që të njoftojë autoritetet amerikane për vendimin.

Anulimi i marrëveshjes ndodh në mesin e tensioneve në rritje midis SHBA-së dhe Rusisë, për shkak të sanksioneve që Uashingtoni ka vendosur ndaj zyrtarëve rusë që dyshohen për shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe ndalesës që u ka vënë Moska shtetasve amerikanë për të birësuar fëmijë rusë.
XS
SM
MD
LG