Ndërlidhjet

Egjipt: Opozita thërret për biseda urgjente për krizën politike


Mohamed ElBaradei duke folur para mbështetësve të tij në Kajro
Mohamed ElBaradei duke folur para mbështetësve të tij në Kajro
Njëri nga liderët e opozitës së Egjipit, Mohamed ElBaradei, ka kërkuar bisedime urgjente ndërmjet presidentit Muhammad Morsi, grupeve islamike, dhe opozitës, për shqyrtimin e krizës politike në zhvillim në këtë vend.

ElBaradei, që është lider i Frontit për Shpëtim Kombëtar, në një letër të publikuar në Internet, tha se duhet të ndërmerren masa për “ndaljen e dhunës dhe fillimin e dialogut serioz”.

Para dy ditësh, ElBaradei dhe partia e tij e patën hedhur poshtë thirrjen e presidentit Morsi për dialog.

Morsi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në tri qytete përgjatë bregut të Kanalit të Suezit, ditën e hënë.

Ky vendim i tij u bë pasi më se 50 vetë janë vrarë gjatë ditëve të trazirave, që koinciduan me dyvjetorin e revolucionit popullor në Egjipt.

Zoti Morsi sot shtë nisur për në Gjermani, për një vizitë të shkurtër, gjatë së cilët pritet të kërkoj investime të jashtme dhe ta bindë Evropën për pikëpamjet e tij demokratike.
XS
SM
MD
LG