Ndërlidhjet

Ban i shqetësuar për “sulmin izraelit” në Siri


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.
Zëdhënësi i i Ban Ki-moonit ka thënë se sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është “seriozisht i shqetësuar” nga raportet për një sulm izraelit në Siri, ndonëse “nuk ka mundur të konfirmojë në mënyrë të pavarur se çfarë ka ndodhur”.

Eduardo del Buey ka thënë po ashtu se Ban bën thirrje për “ndalimin e tensioneve apo përshkallëzimin e tyre në rajon”.

Komentet e tij vijnë pasi Siria ka parashtruar një ankesë zyrtare para Kombeve të Bashkuara, për atë që ka cilësuar si sulm ajror të Izraelit në një qendër kërkimore ushtarake pranë Damaskut.

Ministria e Jashtme siriane ka thirrur të enjten në takim kreun e forcës paqeruajtëse të OKB-së, Golan Hights.

Damasku thotë se sulmi i Izraelit është shkelje e marrëveshjes së vitit 1974 në mes të fqinjëve. Izraeli nuk ka bërë asnjë koment.
XS
SM
MD
LG