Ndërlidhjet

Shpërthimi në Kinë - ulet numri i viktimave


Pamje nga aksidenti...
Pamje nga aksidenti...
Mediat në Kinë thonë se të paktën tetë njerëz kanë humbur jetën nga eksplodimi i një kamioni me fishekzjarrë, mbi një urë.

Raportet e mëhershme nga Radio Kombëtare e Kinës kanë folur për 26 viktima.

Shpërthimi ka shkatërruar një pjesë të urës 80-metërshe, jashtë qytetit Sanmenksia, duke bërë që dhjetëra makina të bien disa metra poshtë.

Radioja Kombëtare e Kinës ka njoftuar se ekipet e emergjencës kanë mbyllur autostradën në vendin e aksidentit.

Ura ndodhet në autostradën G30, e cila është rruga më e gjatë në Kinë.
XS
SM
MD
LG