Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat e sunitëve në Irak


Irak - pjesëtar të komuniteti suni duke u lutur gjatë protestës së tyre kundër qeverisë së vendit
Irak - pjesëtar të komuniteti suni duke u lutur gjatë protestës së tyre kundër qeverisë së vendit
Dhjetëra mijëra myslimanë sunitë u mblodhën në Irak për të shfaqur një tjetër pakënaqësi ndaj qeverisë së udhëhequr nga shiitët.

Protestat e së premtes u zhvilluan në Falluxha dhe Ramadi, duke bllokuar një autostradë të madhe në Irakun perëndimor.

Javën e kaluar, pesë protestues dhe dy ushtarë u vranë në përleshjet në Falluxha. Demonstratat në javët e fundit, kanë përfshirë vendet e Irakut me shumicë sunnit.

Protestuesit thonë se qeveria e kryeministrit shiit Nuri al-Maliki e keqtrajton pakicën myslimane suni të vendit. Ata janë duke bërë thirrje për lirimin e të burgosurve dhe reformën e legjislacionit antiterror.

Në një koncension ndaj protestuesve, al-Maliki ka liruar qindra të burgosur. Një grup i lidhur me Al-Kaida-n në shtetin Islamik të Irakut, u ka bërë thirrje myslimanëve sunitë për të marrë armët për të rivendosur “dinjitetin dhe lirinë”.
XS
SM
MD
LG