Ndërlidhjet

Indi: Të akuzuarit nuk ndjejnë fajësi


Protestë kundër dhunimit të studentes në Indi
Protestë kundër dhunimit të studentes në Indi
Pesë personat e akzuar për dhunim dhe vrasje të një studenteje në Nju Delhi, në muajin dhjetor, në rastin që ka shkaktuar tmerr në gjithë Indinë, janë shprehur se nuk ndjejnë fajësi.

Ata janë të akuzuar për 13 pika, përfshirë vrasje, dhunim grupor, rrëmbim dhe shkatërrim të dëshmive. Procesi kundër këtyre pesë personave po mbahet me dyer të mbyllura.

I akuzuari i gjashtë, do të gjykohet ndaras, në një gjykatë për të mitur.

Prokurorët thanë se ka prova të fuqishme kundër të akuzuarve, përfshirë rrobat me gjak, analiza ADN dhe deklaratat e dëshmitarëve.

Të gjithë ata akuzohen për sulm dhe dhunim të studentes 23 vjeçare dhe shokut të saj, brenda një autobusi në lëvizje, e pastaj për hedhje në rrugë nga autobusi.

Studentja më vonë ka vdekur nga plagët e pësuara.
XS
SM
MD
LG