Ndërlidhjet

Kroaci: Demonstratë kundër shkrimit çirilik në Vukovar


Vajzat marshojnë me flamurin kroat në Vukovar gjatë një feste të mëhershme
Vajzat marshojnë me flamurin kroat në Vukovar gjatë një feste të mëhershme
Në Vukovar të Kroacisë sot është organizuar protestë, në të cilën janë kundërshtuar planet e qeverisë për zbatimin e ligjit, me të cilin pos gjuhës kroate, zyrtarisht do të përdorej edhe gjuha serbe me shkrim çirilik.

Raportohet se në protestë kanë marrë pjesë afro 20 mijë vetë nga të gjitha viset e Koracisë, dhe nga Bosnjë Hercegovina fqinje.

Ata kanë brohoritur slogane “për Vukovarin kroat, jo shkrimit çirilik”.

Agjencia AP nga Vukovari raporton se më se 20 vjet, pasi ishte shndërruar në mbeturinë, gjatë okupimit brutal të udhëhequr nga ushtria serbe, Vukovari paraqet test nëse kroatët janë të gatshëm t’i respektojnë standardet e Bashkimit Evropian, për të drejtat e minoriteteve, kur Kroacia i bashkohet BE-së më 1 korrik të këtij viti.

Qeveria e Koracisë po përpiqet ta zyrtarizoj shkrimin serb çirilik në hapësirat e banuara me numër të konsiderueshëm të serbëve etnikë, por kjo i ka zemëruar veteranët e luftës dhe nacionalistët në Kroaci.

Mijëra protestues me flamuj, disa me uniforma ushtarake, iu bashkuan demonstratës në Vukovar.

Sipas policisë protesta ka përfunduar pa incidente.
XS
SM
MD
LG