Ndërlidhjet

BE: Konfirmohet propozimi i datës për takim me Iranin


Michael Mann
Michael Mann
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se gjashtë fuqitë e angazhuara në bisedimet me Iranin, lidhur me programin e kontestuar bërthamor të tij, kanë propozuar një rund të ri të bisedimeve në Kazakistan, më 25 Shkurt.

Por, Michael Mann, zëdhënës i përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politkikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, tha se Teherani ende nuk është përgjigjur.

Bashkimi Evropian i koordinon bisedimet në emër të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë.

Për disa javë, gjashtë fuqitë dhe Irani, nuk po arrijnë të pajtohen për datën dhe vendin e mbajtjes së takimit.

Fuqitë perëndimore kanë dyshime se Irani po synon ndërtimin e kapaciteteve atomike për zhvillimin e bombës bërthamore.

Irani i ka hedhur poshtë këto akuza dhe thotë se programi i tij atomik është tërësisht paqësor.
XS
SM
MD
LG