Ndërlidhjet

SHBA: Ben Affleck fiton çmim për filmin Argo


Regjisori dhe aktori Ben Affleck me çmimin e fituar
Regjisori dhe aktori Ben Affleck me çmimin e fituar
Ben Affleck ka fituar çmimin më të lartë të Shoqatës së Regjisorëve të Amerikës për filmin e tij Argo, lidhur me krizën e pengjeve në Iran.

Çmimi i regjisorëve të Hollivudit shihet si rritje e gjasëve që filmi i Affleckut, ta fitoj, poashtu Çmimin Oskar për filmin më të mirë.

Regjisorët që e fitojnë çmimin e kolegëve zakonisht e fitojnë edhe Çmimin Oskar për regji, por sivjet Akademia e Filmit, e Arteve dhe e Shkencës, nuk e ka nominuar Ben Affleckun për kategorinë e regjisë për Oskar.

Filmi Argo, në të cilin Affleck, pos që është regjisor, e luan edhe rolin e një operativisti të agjencisë CIA, që përpiqet t’i shpëtojë gjashtë amerikanë gjatë revolucionit në Iran, me ç’rast ishte shkatërruar Ambasada e Shteteve të Bashkuara, tashmë i ka fituar të gjitha çmimet kryesore të filmit prej se është nominuar për Çmimin Oskar në disa kategori.

Ceremonia e dhënies së çmimeve Oskar mbahet më 24 shkurt.
XS
SM
MD
LG