Ndërlidhjet

KS i OKB-së kërcënon Korenë e Veriut


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është zotuar se do të marr një veprim të “fortë dhe të vendosur” kundër Koresë Veriore lidhur me testin e izoluar bërthamor.

Kryetari i Këshillit të Sigurimit Kim Sook, i cili njëherit është edhe ambasador i Koresë së Jugut në OKB, ka thënë të hënën se në një të ardhme të afërt Pyongyang do të realizojë edhe një test tjetër të bombës bërthamore.

Kim ka thënë se anëtarë të këshillit janë “të unifikuar dhe të vendosur” që çdo test bërthamor të bërë nga Korea e Veriut të cilësojnë si “përpjekje të rrezikshme për të minuar autoritetin dhe kredibilitetin e Këshillit të Sigurimit”.

KS i OKB-së i ka vënë Koresë së Veriut sanksione të reja pasi që ajo kishte kryer një provë raketore gjatë muajit dhjetor.

Testi i fundit i një bombe bërthamore nga ana e Koresë së Veriut ishte bërë në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG