Ndërlidhjet

Kacin: Takimi çon në normalizim


Jelko Kacin
Jelko Kacin
Raportuesi për Serbinë i Parlamentit Evropian, Jelko Kacin ka përshëndetur takimin e sotëm mes presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë, Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikolliq dhe ka vlerësuar se ai paraqet një hap përpara normalizimit të raporteve të të dy palëve.

“Konsideroj se dialogu i nivelit të lartë plitik që e udhëheqin kryeministrat e Serbisë dhe të Kosovës është forcuar dhe i është dhënë stimulim i fuqishëm. Serbia dhe Kosova kanë hyrë në bashkëpunim rajonal, ekonomik e politik, jo sepse këtë e kërkon BE-ja, por, për shkak se kjo është në interesin më të të mirë të të gjithë qytetarëve dhe ekonomisë, e në veçanti të komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë Kacin, përmes një komunikate të lëshuar nga kabineti i tij.

Ai ka shfaqur shpresën që takimi i ardhshëm Nikolliq-Jahjaga të ndodhë në rajon, e pastaj në Beograd ose në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG