Ndërlidhjet

Greqia në grevë të përgjithshme më 20 shkurt


Greqi - foto arkivi
Greqi - foto arkivi
Sindikatat më të mëdha të Greqisë, të cilat përfaqësojnë punonjësit në sektorin privat dhe atë publik, kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme më 20 shkurt.

Greva do të zhvillohet në shenjë proteste ndaj politikës së qeverisë dhe pushimeve nga puna.

Javën e kaluar, në Greqi ka nisur një seri grevash në sektorë të ndryshëm, të cilat kundërshtojnë masat e reja të kursimit, të ndërmarra nga qeveria e kryeministrit Antonis Samaras.

Greqia, e stërngarkuar me borxhe, po zbaton politika të ashpra kursimi, për të siguruar ndihmën monetare nga kreditorët ndërkombëtarë dhe, rrjedhimisht, për të shpëtuar nga falimentimi.
XS
SM
MD
LG