Ndërlidhjet

BE: Liderët debatojnë për marrëveshjen për buxhet


Liderët e BE-së në samitin e Brukselit ku po diskutohet për buxhet
Liderët e BE-së në samitin e Brukselit ku po diskutohet për buxhet
Pas bisedimeve gjatë gjithë natës, liderët e Bashkimit Evropian në Bruksel, po vazhdojnë të diskutojnë për propozim – marrëveshjen për buxhetin 7 vjeçar të BE-s, me 27 anëtarë.

Ky propozim parasheh kulmin për shpenzime të përgjithshme për periudhën 2014 – 2020, në shumë prej 960 miliardë euro.

Pritet që marrëveshja të arrihet sot më vonë.

Nëse ky propozim miratohet, atëherë për të parën herë nuk do të ketë reduktime në buxhetin shumëvjeçar të Bashkimit Evropian.

Në samitin për buxhet në muajin nëntor të vitit të kaluar, liderët e BE-së dështuan të arrijnë marrëveshje për planin e shpenzimeve në shumë prej 972 miliardë euro.
XS
SM
MD
LG