Ndërlidhjet

Pakistan: Nga shpërthimi i bombës – 10 të vrarë


Ushtari pakistanez në një bunker në rrethin Orkazai afër kufirit Pakistan - Afganistan
Ushtari pakistanez në një bunker në rrethin Orkazai afër kufirit Pakistan - Afganistan
Zyrtarë të qeverisë së Pakistanit thonë se nga një eksplodim i bombës në pjesën veriperëndimore të këtij vendi, afër kufirit me Afganistanin, janë vrarë së paku 10 vetë dhe plagosur më se 20 të tjerë.

Zyrtarët thanë se shpërthimi ka ndodhur sot në qytetin Kalaya, në rrethin Orakzai.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Orakzai, që është një nga shtatë rrethet fisnore në kufirin përgjatë Pakistanit e Afganistanit, është i njohur si bazë e talibanëve dhe miliatntëve të al-Kaidës.

Ushtria pakistaneze, prej vitit 2009, i ka lansuar disa operacione ushtarake për t’i larguar militantët nga ky rajon, por ata vazhdojnë të ndërmarrin sulme.
XS
SM
MD
LG