Ndërlidhjet

Shqipëri: Refuzohen pretendimet për kompensim të CEZ-it


Centrali atomik në Temelin të Çekisë, që operohet nga kompania CEZ
Centrali atomik në Temelin të Çekisë, që operohet nga kompania CEZ
Ministria e energjisë e Shqipërisë sot i ka hedhur poshtë pretendimet e kompanisë çeke CEZ, për kompensim prej 200 milionë eurosh, pasi kësaj kompanie i është tërhequr liçenca për shpërndarjen e energjisë elektrike në Shqipëri.

Ministria e energjisë e Shqipërisë tha se kërkesa e kompanisë CEZ, është krejtësisht e pabazë dhe e ka akuzuar këtë kompani për menaxhim të dobët. Ministria, poashtu, e ka mbrojtur vendimin për tërheqjen e liçencës së CEZ-it.

Kompania çeke CEZ, që udhëhiqet nga shteti, ka njoftuar dje se e ka filluar procesin e arbitrazhit ndërkombëtar kundër Rregullatorit Shtetëror të Energjisë së Shqipërisë, pasi qeveria e rimori kontrollin ndaj rrjetit kombëtar elektrik, muajin e kaluar.

Mospajtimet ndërmjet CEZ-it dhe qeverisë së Shqipërisë, lidhur me faturat e papaguara për rrymë dhe përkushtimet investuese, kanë çuar në mungesë të furnizimit me ujë dhe të rrymës elektrike në baza ditore.

CEZ-i e pat blerë rrjetin operues për 102 milionë euro, në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG