Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nisur tërheqjen e pajisjeve ushtarake nga Afganistani, përmes Pakistanit.
Zëdhënësi i forcave amerikane në Afganistan, Marcus Spade, ka thënë të hënën se 50 kontejnerë anijesh janë zhvendosur në Pakistan gjatë fundjavës.
Shumica e furnizimeve për trupat e SHBA-së dhe të NATO-s, gjatë 11 vjetëve të fundit, kanë kaluar përmes Pakistanit.
Në nëntor të vitit 2011, Islamabadi ka mbyllur rrugët furnizuese për shtatë muaj, pasi një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara ka vrarë 24 ushtarë pakistanezë.
Pakistani tani do të jetë rruga kryesore për tërheqjen e dhjetëra mijëra kontejnerëve të pajisjeve ushtarake, para se trupat luftarake të Perëndimit të lënë Afganistanin në vitin 2014.