Ndërlidhjet

Rusia afër ndalimit të rreptë të duhanit


Shën Petersburg, Rusi
Shën Petersburg, Rusi
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë ka kaluar me shumicë dërrmuese ligjin, i cili do të ndalojë pirjen e duhanit në vende publike.

Duma Shtetërore ka miratuar atë me 441 vota për dhe një kundër.

Për të hyrë në fuqi, ai duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Lartë e Parlamentit, si dhe të nënshkruhet nga presidenti Vladimir Putin.

Ligji parasheh ndalimin e pirjes së duhanit në kafene, restorante, universitete dhe vende të tjera publike, ndërsa pritet të fuqizohet më 1 qershor.

Rusia ka njërën nga normat më të larta të duhanpirjes në botë, me rreth 44 milionë banorë të varur nga nikotina, përkatësisht një të tretën e popullsisë.
XS
SM
MD
LG