Ndërlidhjet

Ashton kërkon lirimin e reformistëve iranian


Foto arkiv
Foto arkiv
Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherine Ashton, u ka bërë thirrje autoriteteve të Iranit që të lirojnë dy figurat e shquara të opozitës, Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karubi, nga arresti shtëpiak.

Në një deklaratë të lëshuar gjatë së mërkurës, Ashton ka thënë se është “shumë e shqetësuar” me faktin se, dy vjet pas ndalimit të tyre Karubi, Musavi si edhe gruaja e Musavit, Zahra Rahnavard, vazhdojnë të jenë nën arrest shtëpiak.

Ashton u ka bërë thirrje “autoriteteve të Republikës Islamike të Iranit, që t'u japë atyre të drejtën për lirinë e lëvizjes”.

Musavi dhe bashkëveprimtari i tij reformist, Karubi, kanë qenë kandidatë presidencialë në zgjedhjet e qershorit 2009, të cilat i dhanë presidentit Mahmud Ahmadinexhad një mandat të dytë në këtë detyrë.
XS
SM
MD
LG