Ndërlidhjet

Pakistan: Tetëmbëdhjetë njerëz të vrarë nga sulme vetëvrasëse


Foto nga vendi ku ndodhi njëri nga sulmet
Foto nga vendi ku ndodhi njëri nga sulmet
Tre sulme në veriperëndim të Pakistanit gjatë ditës së enjte, kanë lënë të vdekur të paktën 18 persona dhe shumë të lënduar.

Një sulmues vetëvrasës ka vrarë gjashtë dhe lënduar 8 njerëz në qarkun Hangu të provincës Khyber Pakhtunkhwa. Zyrtarë kanë bërë të ditur se, sulmuesit kanë pasur në shënjestër një pikë-kontroll policor.

Në një tjetër sulm tjetër janë vrarë shtatë anëtarë të milicisë pro-qeveritare në afërsi të rajonit fisnor Orakzai. Zyrtarë kanë njoftuar se bomba ka shpërthyer afër një automjeti të milicisë në fshatin Hassanzo.

Në sulmin e tretë, të paktën 3 sulmues vetëvrasës kanë sulmuar një stacion policor në qytetin Banny, ku kanë plagosur një zyrtar policor. Shefi i Policisë së Bannu-s, Nisar Tanoli ka thënë për Associated Press se, tre sulmues vetëvrasës kanë detonuar eksplozivin e tyre, ndërsa policia i ka qëlluar për vdekje dy sulmues të tjerë.

Zëdhënësi i talebanëve të Pakistanit, Ehsanullah Ehsan, ka pranuar përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG