Ndërlidhjet

Kompania Heinz pirtet të shitet për 28 miliard dollarë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Miliarderi amerikan Warren Buffett është në proces të blerjes së Heinz-it, kompanisë së njohur botërore për prodhim të keçapit, me një vlerë prej 28 miliard dollarë.

Zyrtarë të kompanisë Heinz kanë thënë të enjten se, kjo marrëveshje do të jetë më e larta në historinë e industrisë së ushqimit.

Buffet do të shpenzojë 12 deri në 13 miliard dollarë për blerje përmes kompanisë së tij për investime Berkshire Hathaway, ndërsa pjesën tjetër do ta paguaj përmes partnerit të tij në marrëveshje, fondi privat i investimeve 3G.

82 vjeçari Buffett peshon më shumë se 50 miliard dollarë, sipas indeksit të Bloomberg-ut për miliardera.
XS
SM
MD
LG