Ndërlidhjet

Rreth 85 të vdekur nga një sulm në jugperëndim të Pakistanit


Foto të tregut në Quetta pas shpërthimit të bombës
Foto të tregut në Quetta pas shpërthimit të bombës
Numri i të vdekurve është rritur në 85 nga një sulm me bombë të shtunën në një treg në buzë të Quetta, në Pakistanin jugpërendimor. Policia tha se numri i të plagosurve ishte më i madh se 200.

Shumë viktima ishin shiitë të Hazara-s. Lashkar-E-Jhangvi, një grup suni, është konsideruar përgjegjës për sulmet. Drejtuesit e Partisë Demokratike Hazara (HDP) i kanë dhënë qeverisë 48 orë për të kapur Lashkar-e-Jhangvi.

HDP tha se pas përfundimit të afatit, komuniteti Hazara do t'i fillojë protestat anembanë botës. Shi'itët kanë qenë të sulmuar gjithnjë nga grupet militante, të cilët i shohin ata si heretikë dhe jo-muslimanë në këtë vend të dominuar nga muslimanët suni.

Shumë prej shiitëve në Quetta, duke përfshirë të sulmuarit e së shtunës, janë pjesë e Hazaras, një grup etnik që emigruan në Pakistan nga Afganistani, më shumë se një shekull më parë.
XS
SM
MD
LG