Ndërlidhjet

Pa reforma nuk mund të ketë zhvillim ekonomik


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet kosovare urgjentisht duhet të bëjnë reforma ekonomike në fushën e politikave fiskale, në mënyrë që të krijohen mundësi më të mirë për zhvillim ekonomik të Kosovës, vlerësojnë përfaqësues të bizneseve edhe ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë.

Pakoja fiskale, sipas tyre, duhet të pësojë referoma të cila mundësojnë lehtësime në zhvillimin e sektorit të prodhimtarisë në vend.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë për Radion Evropa e Lirë se pakoja e re fiskale duhet të përmbajë krijimin e ligjit për lirimin e mallrave të caktuara nga detyrimet doganore, kryesisht për lëndën e parë.

Arsyeja pse është e nevojshme kjo reforme fiskale dhe përfundimi sa më i shpjet i saj është problematika e cila është sot dhe që ka të bëjë me mungesën e konkurrencës e pabarabartë të sektorit të prodhimtarisë në Kosovë, krahasuar me sektorin e prodhimtarisë në vendet e rajonit”, thotë Zeka, duke shtuar se reformat e bërë në pakon fiskale do të ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

Reforma në pakon fiskale vazhdimisht kishin kërkuar edhe afaristët kosovarë. Ndryshimi i politikave fiskale, të cilat siç thonë ata, janë të pafavorshme për zhvillimin e biznesit të tyre, do të ndihmonin ekonominë e Kosovës.

Kosova pas përfundimit të luftës, me krijimin e institucioneve të veta ka bërë reforma ekonomike në politikat fiskale, tregtare dhe tatimore, por që sipas ish ministritë të Ekonomisë dhe Financave, Haki Shtari ato reforma kanë shënuar ngecje.

Në kuadër të reformave ekonomike, shton Shatri ka qenë edhe privatizimi i ndërmarrjeve publike e që sipas Shatrit, kanë qenë reforma të pasuksesshme.

Ajo që ka mbetur në kuadër të reformave është procesi i privatizimit. Kjo është një problem kyç, pasi që edhe ajo pjesë e privatizimit që ka përfunduar nuk i ka dhënë efektet e pritur, as në aspektin e punësimit dhe as në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale”, thotë ai.

Në procesin e reformave thotë Shatri duhet të përshpejtohet privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore dhe atyre publike si dhe i të gjitha shërbimeve që mund të privatizohen apo transformohen.

Vendi duhet të ketë një strategji të zhvillimit e cila do të bazohet në shfrytëzimin e resurseve vendore dhe në këtë kuadër, meqenëse në nuk kemi mundësi me investuar vetë pasi që ekonomia është e dobët atëherë duhet të krijojmë kushte për të tërhequr investime”, thotë ai.

Reformat tjera ekonomike të cilat drejtpërsëdrejti do të ndikonin në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomikë, edhe pasi Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane është miratimi sa më i shpejtë i ligjit për investime të huaja.

Një reformë e cila është urgjente ka të bëjë me ligjin për investime të huaja. Ky ligj i nuk ka arritur të kalojë në Kuvend ne dy seanca parlamentare. Deputetët e Kosovës duhet të bëhen të vetëdijshëm për këtë ligj dhe të bëjnë miratimin e tij, sidomos duke pasur parasysh ikjen e shumë investitorëve në vitet e fundit”, shprehet Zeka.
XS
SM
MD
LG