Ndërlidhjet

Çmimet Oscar- Argo filmi më i mirë


"Argo" - filmi më i mirë
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:04 0:00

"Argo" - filmi më i mirë

Çmimet më prestigjioze të Hollywood-it, Oscarët, janë ndarë në ceremoninë vjetore të 85-të në Los Angjelos.

Nikoqiri i mbrëmjes së yjeve të mbledhur në teatrin Dolby, ishte regjisori dhe aktori Seth Macfarlane.

Çmimi për filmin më të mirë i shkoi dramës për krizën e pengjeve në Iran “Argo”, me regji të Ben Affleck-ut.

Në një rast të pazakontë, Zonja e Parë, Michelle Obama prezantoi çmimin për filmin më të mirë përmes një video-linku drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë.

Dhe Oscari shkon për …'Argon'. Urime”, është shprehur Obama.

Filmi tregon rrëfimin e vërtetë të ikjes së guximshme dhe të mençur të një grupi diplomatësh amerikanë që fshiheshin në rezidencën e ambasadorit kanadez në Teheran gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Affleck, ndërsa mori çmimin shprehu nderimin për popullin iranian.

E falënderoj çdokënd në film, që ka punuar në film, që kanë bërë ndonjë gjë për të, ju falënderoj. Dua ta falënderoj Kanadanë, dua të falënderoj miqtë tanë në Iran, që jetojnë në kushte të tmerrshme aktualisht”, u shpreh Affleck.

Por, Affleck nuk u nderua nga Akademia për kategorinë e regjisorit më të mirë. Çmimi i shkoi regjisorit tajvanez Ang Lee për fantazinë e tij 3-D “The Life of Pi."

Aktori anglo-irlandez Daniel Day-Lewis bëri historinë të dielën, kur fitoi Oscarin për portetizimin e presidentit amerikan Abraham Lincoln në filmin Lincoln të Steven Spielberg-ut.

Day-Lewis bëhet aktori i parë që i fiton tre Oscare si aktori më i mirë.

E di që kam pranuar shumë, më shumë sesa pjesën time të fatit të mirë në jetë dhe i jam mirënjohës Akademisë për këtë nder të mrekullueshëm”, u shpreh Day –Lewis.

Njëzetedyvjeçarja Jennifer Lawrence, e njohur më shumë për rolin në filmin “The Hunger Games,” është nderuar me çmimin Oscar për aktoren më të mirë për interpretimin e saj në “Silver Linings Playbook.”

Filmi ka të bëjë me një rrëfim dashurie në mes të dy të rinjve me trauma psikologjike dhe emocionale.

Faleminderit Akademisë, dhe faleminderit femrave (të nominuara) për këtë vit. Jeni të mrekullueshme, dhe shumë inspiruese dhe jo vetëm në këtë kategori, por, ka qenë e mrekullueshme që t’ju njoh, keni qenë kaq të mira dhe ma keni bërë këtë përvojë të paharrueshme”, u shpreh Lawrence duke e marrë çmimin.

Aktorja amerikane Anne Hathaway ka marrë Oscarin për rolin më të mirë mbështetës në portretizimin e Fantinës në muzikalin “Les Miserables,” të motivuar nga libri i Viktor Hygosë.

Çmimi për aktorin më të mirë në rolin dytësor iu nda Christoph Waltz-it, për portretizimin e gjermanit eksentrik, dr. King Schultz, në fantazinë hakmarrëse të Quentin Tarantinos “Django Unchained.”

Mirënjohja ime e pakufishme shkon për dr. King Schultz – e natyrisht, krijuesit të tij, dhe krijuesit të një bote inspiruese, Quentin Tarantinos”, u shpreh Waltz.

Ky është çmimi Oscar i dytë që e fiton sime anë të filmave të Tarantinos, pasi që më 2009 po në rolin dytësor fitoi me filmin “Inglourious Basterds,”.

Çmimi për filmin më të mirë të huaj i shkoi produksionit austriak “Amour,” në të cilin regjisori Michael Hanneke portretizon një çift të vjetër që lufton me sëmundje fizike dhe mendore.(a.isufi)
XS
SM
MD
LG