Ndërlidhjet

Kërkojnë informacione nga EULEX-i për gjendjen në veri


Mitrovicë, arkiv
Mitrovicë, arkiv
Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës pret informacione nga misioni i Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, lidhur me incidentet e shpeshtuara në pjesën veriore.

Në mbledhjen e sotme, ky komision ka vendosur me shumicë votash që të kërkojë nga EULEX-i t’i japë informata shtesë për, siç është thënë, “sulmet serike në veri”.

Anëtarët e këtij Komisioni kanë shprehur shqetësim për sigurinë e përgjithshme në atë zonë, të banuar me shumicë serbe, posaçërisht në kohën kur në Bruksel po negociohet për zhbërjen e strukturave serbe të sigurisë.

Zona veriore e Kosovës, në javët e fundit, ka qenë vatër e shpërthimeve të shumta, përfshirë këtu edhe sulmet ndaj pronës së individëve të caktuar, që kanë rezultuar të jenë të lidhur me institucionet e Republikës.

Serbët që jetojnë në katër komunat matanë Ibrit, refuzojnë të kenë cfarëdo lidhjeje me autoritetet në Prishtinë dhe vazhdojnë t’i mbeten besnikë Qeverisë së Serbisë, e cila në listën e saj të pagave ka rreth 25,000 shërbyes atje.
XS
SM
MD
LG