Ndërlidhjet

Karzai dëbon forcat amerikane nga porvinca


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka udhëzuar Ministrinë e Mbrojtjes që të dëbojë forcat speciale të Shteteve të Bashkuara nga provinca Vardak, brenda dy javësh.

Zëdhënësi i presidentit, Aimal Faizi, ka thënë se vendimi është marrë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Afganistanit.

Duke folur para gazetarëve, ai ka akuzuar forcat speciale të SHBA-së dhe disa njësite afgane për shkaktimin e “pasigurisë dhe joqëndrueshmërisë” në provincë.

Faizi ka thënë se nëntë njerëz janë zhdukur, pasi forcat speciale amerikane kanë kryer një operacion ushtarak në provincën Vardak.

Njësitet afgane po ashtu fajësohen për prerjen e kokës së një studenti universitar në këtë provincë.

Vardaku ka qenë fokusi i fundit i operacioneve kundër militantëve.
XS
SM
MD
LG