Ndërlidhjet

BE kërkon më shumë reforma nga Ukraina


Yanukovych, Van Rompuy dhe Barroso.
Yanukovych, Van Rompuy dhe Barroso.
Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman van Rompuy, ka thënë se ekzistojnë “mundësi historike” në marrëdhëniet e bllokut me Kievin.

Van Rompuy, duke folur në fund të takimit të BE-së për Ukrainën, ka thënë se mund të nënshkruhet një marrëveshje asociimi, përfshirë tregtinë e lirë, në Samitin e Partneritetit Lindor, që do të mbahet në muajin nëntor në Vilnius.

Van Rompuy, megjithatë, ka thënë se Kievi duhet të tregojë “përparim të prekshëm” deri në muajin maj.

Ai ka thënë se Ukraina duhet të përmbushë tre kushtet kryesore për të nënshkruar marrëveshjen: reformat në drejtësi, zgjedhje dhe agjendën për asociim.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka thënë se BE-ja është pajtuar për një asistencë prej 610 milionë eurosh për të mbështetur bilancin e Ukrainës në pagesa, gjatë viteve të ardhshme.

Delegacioni i Ukrainës në BE është kryesuar nga presidenti Viktor Yanukovych.
XS
SM
MD
LG