Ndërlidhjet

Opozita egjiptiane nuk do të merr pjesë në zgjedhje


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Koalicioni kryesor opozitar i Egjiptit ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Një anëtar i Frontit të Shpëtimit Kombëtar, Sameh Ashour, tha se vendimi u mor të martën në një takim në Kajro në përgjigje të mungesës së garancës për transparencën e zgjedhjeve.

Masa vjen një ditë pasi që presidenti islamik Muhamed Morsi tha se, zgjedhjet parlamentare do të mbahen në fund të prillit.

Parlamenti i më parshëm me dominim islamik u shpërbë në qershor të vitit 2012, pasi gjykatësit vendosën se ligjet zgjedhore ishin jokushtetuese.
XS
SM
MD
LG