Ndërlidhjet

Bisedimet për Iranin vazhdojnë në prill


Almati, 27 shkurt 2013.
Almati, 27 shkurt 2013.
Në Almati të Kazakistanit kanë përfunduar bisedimet ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, në lidhje me aktivitetin bërthamor të Republikës Islamike.

Përfaqësues të Iranit kanë thënë se bisedimet kanë qenë një “hap pozitiv” dhe se do të vazhdojnë me raunde të reja.

Kreu i ekipit negociator të Iranit, Saeed Jalili, ka thënë se bisedimet në nivel ekspertësh do të mbahen në Stamboll më 18 mars, për t’u pasuar me raundin e negociatave politike më 5 dhe 6 prill në Almati.

Jalili ka thënë se Teherani është i hapur për bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, në lidhje me pasurimin e uraniumit në 20 për qind.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, është cituar të ketë thënë se gjashtë fuqitë botërore – Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania, kanë ofruar lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit, nëse ky i fundit ndalon pasurimin e uraniumit në uzinën Fordov.

Perëndimi druan se aktiviteti bërthamor i Iranit ka për qëllim krijimin e armës atomike, por Teherani zyrtar hedh poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG