Ndërlidhjet

Tërmet i fuqishëm në Rusi


Ilustrim
Ilustrim
Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se një tërmet prej 6.9 shkallësh të Richterit ka goditur Gadishullin Kamçatka në Lindjen e Largët Ruse.

Mësohet se tërmeti ka ndodhur rreth 85 kilometra në juglindje të qytetit Ozernovskiy, në një thellësi prej 52 kilometrash.

Autoritetet ruse thonë se nuk ka ende raporte për viktima apo dëme materiale dhe as alarm për cunami.

Harku i formuar nga Gadishulli Kamçatka dhe Ishujt Kurile, midis Rusisë dhe Japonisë, është njëra nga zonat më aktive sizmike në botë.
XS
SM
MD
LG