Ndërlidhjet

Daçiq: Gjatë tetorit vendoset për Kosovën në UNESCO


Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi sot se gjatë tetorit do të filloj procesi i vendosjes në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), për kërkesën e Kosovës për anëtarësim.

Vendimi në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-s merret me shumicë të votave, ka përkujtuar Daçiq për metodologjinë e votimit, dhe ka theksuar se 32 anëtarë të këtij këshilli e kanë njohur Kosovën, ndërsa 26 jo.

“Kjo do të thotë se Serbinë e pret luftë e vështirë për mbrojtjen e interesave” të veta, u tha Daçiq gazetarëve në Beograd.

XS
SM
MD
LG