Lajmet

Fushata në Maqedoni filloi me dhunë

Shkup

13.05.2008

Ministria e Brendshme e Maqedonisë njoftoi se një person është arrestuar për sulmin ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Sulmin e kanë dënuar Ambasada e SHBA-ve në Shkup dhe Zyra e BE-së.


Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për arrestimin e një personi nga Tetova, nën dyshimin për pjesëmarrje në sulmin e djeshëm me armë zjarri ndaj kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

“Ministria e Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat e mundshme operative dhe mbrëmë, rreth orës 20 e 30 minuta, në afërsi të një lokaliteti banues në Tetovë, ka arrestuar një person, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në sulmin ndaj Ali Ahmetit, në fshatin Rakovec të Komunës së Bogovinës në Tetovë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski.

Bëhet fjalë për Faruk Iljzain nga Reçica e Madhe, i cili nga zyrtarët e policisë po hetohet për këtë incident, motivet e të shtënave mbi automjetet e BDI-së, si dhe për involvimin eventual të personave tjerë.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka shpëtuar atentatit, falë veturës së blinduar, me të cilën po udhëtonte.

Ahmeti, përgjegjës për sulmin ka bërë strukturat e sigurimit shtetëror dhe Partinë Demokratike Shqiptare, ndërsa aksionin e policisë për ndriçimin e kësaj ngjarjeje, e komentoi edhe nënkryetari i BDI-së, Rafis Haliti.

“Informatat tona flasin se personi që ka kryer sulmin ndaj Ahmetit, mbrëmë ka qenë në selinë alternative të PDSH-së, ne restorantin Dora. Është e vërtetë se edhe personi i arrestuar është kërcënuar, por autori i vërtetë i sulmit nuk është arrestuar”, ka thënë Haliti.

Sulmi ndaj Ali Ahmetit dhe shtabeve të BDI-së në më shume vendbanime shqiptare ka çuar këtë parti politike që sot të organizojë një protestë në sheshin e Tetovës, me moton “Stop dhunës”. Protesta kaloi e qetë dhe pa incidente.

“Vlerësojmë se është koha e fundit që edhe qytetarët të kyçen në këtë fushatë kundër këtij krimi të organizuar, i cili tenton të fusë gjakderdhjen ndërmjet shqiptarëve”, tha nënkryetari i BDI-së, Rafis Haliti.

Por, Partia Demokratike Shqiptare i ka hedhur poshtë akuzat e partisë së Ahmetit, duke i quajtur skenarë të së kaluarës, ndërsa protestën e sotme e vlerëson si shprehje të frikës nga humbja në zgjedhjet e qershorit.

“Konsiderojmë se aktivitetet e protestave iniciojnë tensione brenda kampusit politik shqiptar dhe nuk janë të nevojshme. Kryerësit e akteve të dhunës i kemi dënuar dhe sipas të dhënave tona, policia po vepron për këto raste. Dëshirojmë që ato sa më shpejt të ndriçohen”,
tha Fexhri Selami, zëdhënës i shtabit zgjedhor të PDSH-së.

Incidentet në fushatën parazgjedhore në Maqedoni dhe sulmi i djeshëm ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë dënuar edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend, të cilët u kanë bërë thirrje partive politike që t'i japin fund dhunës dhe frikësimit të elektoratit për të mos dalë në votime.

Incidentet u dënuan nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zyra e Bashkimit Evropian në Shkup.

Në reagimin e Ambasadës Amerikane thuhet se “dhuna dhe frikësimi nuk kanë vend në procesin demokratik".

 
 
A dëshironi të bëni koment rreth këtij materiali?
Emri *
Lokacioni
E-mail
Koment *
Para dërgimit të komentit ju lutemi t'i lexoni udhëzimet

Komentet 1 (nga 1)
Nga : Hamza Hatika Prej : Albania
15.05.2008 21:01

DASME PA DAULLE NUK MUND TE KETE NE BJESHKET E ABERISE?!
TE LINDUR NEN ZHURMEN E PUSHKES, TE MARTUAR ME KRISMAT E SAJ, E PERSE EDHE POLITIKA TE MOS KETE EDHE AJO KRISMAT E RRADHES? DUKE URUR TE JENE NJE LLOKUME PA SHEQER PER SERBET DHE ARMIQTE E VENDIT TONE TE COPETUAR, PADYSHIM QE VETEM SE HUMBEM NJE BETEJE TE VOGEL POR ME VLERA PER FQINJET TANE MIZORE. ATENTATI MBI JETEN E NJE LIDERI NE PRAG ZGJEDHJE ESHTE GODITHE PER KOSOVEN HDE SHTETET TE CILAT KANE INVESTUAR MJAFT NE FITOREN EPAVARESISESESAJ TE VONUAR PO PREJ TYRE. NDERKOHE QE SHQIPTARET DUHET TE JENE PARAROJA E PERENDIMIT PER TE REFLEKTUAR POZITIVISHT MBI RUGEN EMABRE TE SHEKULLIT TE SHQIPETAREVE, NJE DORE KRIMINALE SHTIU DUKE NA TURPERUAR MBI LUFTEN E KOMBIT TONE PER LIRI DHE PAVARESI. AGJENTET E SERBISE NUK MUND TE KENE TJETER EMER KUR ISHIN PIKERISHT SHQIPTARET ATA TE CILET, CUAN MAQEDONINE NE ZGJEDHJETE PARAKOHESHME DUKE FITUAR NJE BETEJE NGA ME TE RENDESIHSHMET EDHE PER PAVARESINE E KOSOVES, AKOMA EPANJOHUR NGA MAQEDONIA, E CILA U NJOH MENJEHERE PAS AMERIKES NGA QEVERIA BERISHA NE 93. POR, A DO TE KEMI TE TJERA SURPRIZA PAS FESTES SE 17 SHKURTIT KU LETRAT U HAPEN NE FAVOR TE ALNANEVE DHE SLALLAVET U IZULUAN EDHE ME SHUME PAS PAVARESISE SE PODGORICES KU PIKERISHT VOTA E JONE PREDOMINOJE DHE VENDOSI TI MBYLLTE BRGDETTIN SERBISE. GERDECI, DHURATA ME E SHEMTUAR DHE E HIDHUR QE TRASHEGUAM NGA E KALUARA DHE MEGJITHE SERIVRIEN NE MENYREN ME PERFEKTE PER ARMIQTE TANE, NATO NUK HEZITOJI NE BUCHAREST PER TE NA FTUAR SI KANDITATE. A DUHET TE JENE SHQIPTARET METE QETE NE VEPRIME MBI TE ARDHMEN E TYRE KUR KRYEFJALA E PERENDIMIT ESHTE KOSOVA. KINA, INDIA DHE RUSIA KERKOJNE NJE TAKIM TE PALEVE PER TE VENDOSUR MBI NJOHJEN E PAVARESISE SE KOSOVES EDHE NE KESHILLIN E SIGURIMIT, NDERKOHE QE TRADITA E PUSHKES PRIMITIVE VETEM SE NA HIDHEROI EDHE ME NE ORET PLOT ANKTH KUR VENDET QE PO NJOHIN KOSOVEN JANE NJE RRUFE NE QIELL TE HAPUR. DOREZIMI, OSE TURPERIMI LEGJITIM ESHTE NJE SHANS PER TE KUPTUAR SE DUHET TE KTHEHEMI TEK VELLA DASHURIA DHE FAKTORIZIMI I KOMBIT NE BAZE TE STANDARTEVE NDERKOMBETARE AQ TE DHUNUARA MBI NE.

Komentet 1 (nga 1)
Shpërndaje:
Del.icio.us Google Bookmarks