Aktuale

Dorëzohet atentatori i Ali Ahmetit

Shkup

14.05.2008

Është dorëzuar vullnetarisht në polici, Vullnet Xhelili, 28 vjeç, i dyshuari kryesor për sulmin e së hënës me armë zjarri ndaj liderit të BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti. Ky është i dyshuari i dytë që arrestohet për sulmin ndaj kreut të opozitës shqiptare.


Xhelili është dorëzuar në stacionin policor në Tetovë, ndërsa një ditë më parë ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, kishte shpallur një fletë-arrest për Xhelilin, të cilit gjykatësi hetues i kishte caktuar edhe masën e paraburgimit në mungesë.

Të gjitha këto njoftime janë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski, e cili edhe e ka konsideruar të ndriçuar sulmin ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, që ka ndodhur në fshatin Rakovec të Tetovës.

“Për Ministrinë e Punëve të Brendshme, ky rast në tërësi është i ndriçuar. Menjëherë pas paraqitjes së rastit, ne ndërmorëm të gjitha masat dhe vetëm disa orë më vonë arrestuam një person të dyshimtë, Faruk Iljazin nga Reçica e Madhe e Tetovës”.

“Personi i dytë është dorëzuar sot pasdite dhe ndaj tyre është ngritur padi penale për nxitje të rrezikut të përgjithshëm”, deklaroi zëdhënësi i policisë, Kotevski, duke shtuar se Ministria e Brendshme do të jetë e vendosur për të vepruar ndaj të gjithë atyre që prishin rendin, qetësinë dhe shkelin ligjet e vendit.

Ndërkohë, Bashkimi Demokratik për Integrim paraprakisht ka bërë të ditur se Vullnet Xhelili është pjesëtarë i grupit të sigurimit të kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, dhe këtë BDI-ja e ka dëshmuar me fotografi dhe xhirime televizive, në të cilat Xhelili shihet prapa Thaçit dhe zyrtarëve tjerë të PDSH-së.

“Ne posedojnë incizime ku shihet se njëri nga atentatorët është sigurimi i kryetarit të PDSH-së. Nga kjo edhe shtrohet pyetja logjike, a e ka ditur kryetari i PDSH-së se ku e ka njërin nga personat e sigurimit të tij”.

"Pastaj pyesim pse organet e hetuesisë nuk i thërrasin në bisedë informative dhe punëdhënësit e atentatorëve të këtillë, që të sigurojnë informacione më të plota për aktivitetin e tyre në ditën kur e kanë kryer këtë akt”, deklaroi kryetari i shtabit zgjedhor të BDI-së, Izet Mexhiti, duke shprehur brengosjen nga, siç u shpreh, tentimi i disa personave nga PDSH-ja, që atentatit t’i japin dimension të hakmarrjes.

Por, pretendimet e BDI-së janë hedhur poshtë nga kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

“Këto janë pallavra dhe janë qesharake. Personi që akuzohet është një banor i thjeshtë i Rakovecit. Megjithatë, unë ftoj qytetarët që pakënaqësinë ta shprehin me anë të votës, kurse nga BDI-ja kërkoj që të mos ta dramatizojnë situatën, pasi ajo nuk është e tillë. Ata nuk duhet të histerizojnë në situatën parazgjedhore, pasi kjo është e dëmshme”,
deklaroi Menduh Thaçi, duke shtuar se edhe më parë ndaj tij është gjuajtur me armë zjarri, në kohën kur BDI-ja ishte në pushtet, porse ai asnjëherë nuk e ka dramatizuar situatën.

Ndërkohë, edhe gjatë ditës ka pasur thirrje për ndërprerjen e dhunës nga drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe fetare në vend.

”Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike është kushti themelor për zhvillimin e demokracisë, prosperitetit si dhe realizimin e interesave afatgjate të Maqedonisë”, thuhet në thirrjen publike të presidentit, Branko Cërvenkovski.

Ndërkaq, drejtuesit e bashkësive fetare, përmes një deklarate të përbashkët me shkrim, kanë dënuar incidentet e fundit të dhunës dhe kërkuan nga institucionet të sigurojnë qetësi dhe siguri për qytetarët gjatë procesit të zgjedhjeve.
 
 
A dëshironi të bëni koment rreth këtij materiali?
Emri *
Lokacioni
E-mail
Koment *
Para dërgimit të komentit ju lutemi t'i lexoni udhëzimet

Komentet 1-6 (nga 6)
Nga : shaipi Prej : skenderaj
22.05.2008 19:13

mendoj se konfliktet nder partiak te shqiptarve ne maqedoni esht penges per njohjen e pamvarsis se kosoves prej maqedonis marre prej shqiptarve te maqedonis mmaarrree tung


Nga : Urimi
18.05.2008 23:25

Turp per shqiptaret e Maqedonise dhe te PDSH ne vecanti qe kane ne rradhet e tyre elemente te tille injorante dhe kriminele. Ju lutem perfaqsues te PDSH me Thacin ne krye, reflektoni drejt, qe te mos mendojme se ju i mbeshtesni ato apo jeni vete dora.
Miqesisht Urimi


Nga : FATON Prej : SUEDI
16.05.2008 02:29

Juve duhet te punoni te bashkuar per te drejtat e shtetasve maqedonas e shqiptare te inkuadroheni sa me shpejt ne NATO dhe te filloni bisedimet per antarsim ne BE por edhe te mbroni lirine dhe te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni dhe anasjelltas .


Nga : Fatos Morina, Prej : Zvicer
16.05.2008 00:10

Udheheqesi i Partise politike Menduh Thaqi, nuk e ka per brenge zgjidhjen e problemeve te grumbulluara shqiptare ne Maqedoni por lufton per pozita personale.Sikur zoteriu te ishte per zgjidhjen e problemeve te bashkombaseve te vete, nuk do te kishte pranuar te hyje ne koalicion me maqedon pa verdiktin e shumices shqiptare ne Maqedoni.


Nga : dani
15.05.2008 16:01

derisa pdsh drejtohet nga m.thaqi nuk do te kete zgjedje te ndershme dhe nuk do te ket bashkpunim ndermjet shqiptarve.ky person duhet larguar menjehere


Nga : idrizi Prej : podujeve
15.05.2008 08:23

Nese vertetohen nga gjykata te dyshuarit per atentatin ndaj A.Ahmetit,eshte turp.
Dhe me ket i tregojme se sa te ndar jemi ne shqiptaret kure eshte ne pyetje pozita per pushtet.

Komentet 1-6 (nga 6)
Shpërndaje:
Del.icio.us Google Bookmarks