Kronika

Tre muaj pas pavarësisë

Ricki Green tek ura qendrore mbi lumin Ibër.

15.05.2008

Tre muaj që prej shpalljes së pavarësisë, qytetarët e Kosovës janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për detyrimet që vijnë me shtetësinë. Për pjesën dërrmuese të popullatës në Kosovë, pavarësia ishte vërtet odë gëzimi, derisa për pakicën serbe vazhdon të jetë e papranueshme.


Ricki Green, nga Shërbimi Qendror i Radios Evropa e Lirë, ka vizituar Kosovën dhe ka biseduar me pjesëtarë të të dyja komuniteteve. Me ndasitë e vërteta midis shqiptarëve dhe serbëve, ajo është përballur veçanërisht në Mitrovicë, duke u gjetur midis dy pikëpamjeve krejtësisht të ndryshme mbi të ardhmen e shtetit më të ri.

Në familjen e violinistit Gëzim Latifi në Prishtinë, pavarësia e Kosovës ka sjellë një atmosferë entuziazmi dhe shprese për një të ardhme më të ndritshme.

Në familjen e pianistes Nevena Bozhoviq në Mitrovicë, Kosova vazhdon të trajtohet si pjesë e Serbisë.

Rrëfimet e përgatitura mund t'i shikoni dhe shkarkoni në kategorinë 'Multimedia"...
 
 
A dëshironi të bëni koment rreth këtij materiali?
Emri *
Lokacioni
E-mail
Koment *
Para dërgimit të komentit ju lutemi t'i lexoni udhëzimet

Komentet 0 (nga 0)
Nuk ka komente në këtë forum
Komentet 0 (nga 0)
Shpërndaje:
Del.icio.us Google Bookmarks
Madhësia e shkronjave
Multimedia
"Realizimi i një ëndrre"
Dëgjo
Shkarkoje audion
"Kosova është ende Serbi!"
Dëgjo
Shkarkoje audion
"Mitrovica, qyteti i ndarë"
Dëgjo
Shkarkoje audion