Titujt kryesorë:
Shëndetësia në grevë
Aksion i "Vetëvendosjes"
S.Hyseni
Si të dëgjohet
Orari i emisioneve
Intervista
Intervistat online
Regjistrimi
Kontaktet
E hënë, tetor 13, 2008 Kosova 22:35
Faqja kryesore
Lajmet
Aktuale
Kronika
Shtypi botëror
Shtypi kosovar
Rajoni
Bota
Të tjera
Podcast
RSS
Dëgjo
Sipas kërkesës
Orari
Ndihmë
Linku
RFE/RL
Kosovo news
zeriamerikes
slobodnaevropa
makdenes
Rajoni
Hill: SHBA-të do ndihmojnë integrimin e Maqedonisë
Christopher Hill, ish ambasadori amerikan në Shkup
29.07.2008
Radio Evropa e Lirë
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Kristofer Hill, tha se është i nderuar me marrjen e mirënjohjes si qytetar nderi i Shkupit. Hill e cilësoi si shumë të mirë kohën e tij në Maqedoni.
"Kam kaluar kohë shumë të mirë si tani edhe kur pata punuar në Shkup. Unë kam shum miq në Maqedoni dhe shpresoj se do të vijë përsëri, edhe atëherë kur nuk do të marrë ndonjë mirënjohje", tha Krisofer Hill.
Duke komentuar situatën aktuale në Maqedoni, diplomati amerikan thotë se Shtetet e Bashkuara do të përpiqen që ta ndihmojnë këtë vend në synimet për integrime evro-atlantike.
"Në disa aspekte situata tani është më e mirë për Maqedoninë. Maqedonia nuk është më vend ku zhvillohet luftë përgjatë kufirit të saj.
Kur e them këtë, dua të kujtoj se tash ka sfida të reja për Maqedoninë. Për aq kohë sa ekziston konsensusi se nga duhet të shkojë Maqedonia, dhe mendoj se kjo është drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ky vend do të ketë të ardhme të mirë. Mendoj se Amerika është mik i mirë i Maqedonisë dhe do të përpiqet ta ndihmojë Maqedoninë gjatë kësaj rruge", tha Hill.
Ai më tej tha se shpreson se populli i Maqedonisë do ta shohë ambasadën e re amerikane në Shkup, si simbol i përkushtimit amerikan për marrëdhënie të mira e afatgjata.
Tash Kristofer Hill është i fokusuar në procesin e bisedimeve për programet bërthamore të Koresë së Veriut.
"Ne jemi në mes të një procesi shumë të vështirë, që parasheh prishjen e armatimit bërthamor të Koresë së Veriut. Procesi ka ecur hap pas hapi sepse Koreja e Veriut nuk dëshironte që për së shpejti dhe me lehtësi ta ndalte programin e saj bërthamor. Ata ndërmarrin ndonjë hap plotësues, e pastaj ne e bëjmë po këtë gjë. Pra, ne po shënojmë përparim, por kemi edhe shumë për të bërë", tha Kristopfer Hill.
I pyetur se a mund të zbatohet suksesi potencial me Korenë e Veriut në rastin e programit bërthamor të Iranit, Hill tha:
"Nuk e di. Secila situatë është shumë e ndryshme dhe mendoj se duhet të keni kujdes kur bëni paralele ndërmjet Koresë së Veriut dhe Iranit. Mendoj se duhet t'i respektoni dallimet e situatave", tha Kristofer Hill.
Ai shtoi se në procesin e bisedimeve me Korenë e Veriut janë të përfshira edhe Kina e Rusia.
"Ne punojmë së bashku me Kinën dhe Rusinë në ato që quhen bisedimet gjashtë palëshe. Kina është kryesuese e procesit tonë. Mendoj se është e rëndësishme që në këtë proces askush nuk dëshiron që Koreja e Veriut të ketë armatim bërthamor. Kemi qëllim të përbashkët, por sfida është në bashkrendimin e taktikave për ta arriturqëllimin", tha Kristofer Hill.
Hill foli dhe për rrezikun e mundshëm që materialet apo armët bërthamore të bien në duart e terroristëve. I
"Mendoj se secili që është i përfshirë në këto bisedime bërthamore gjithnjë është i shqetësuar se sa më tepër që në botë ka materiale bërthamore, aq më të mëdha janë gjasat për terroristët që në ndonjë mënyrë t'i kenë ato në duar. Ne dëshirojmë të jemi të sigurtë se këtë mund ta ndalim", tha Kristofer Hill.
Shpërndaje:
Si ta shpërndani
Madhësia e shkronjave
Printoje
Email
Më tepër nga ky autor
Ahtisaari fitoi Çmimin Nobel për Paqe
Mali i Zi dhe Maqedonia njohën Kosovën
OKB: U miratua rezoluta serbe
Kongresi mbështet planin e Shtëpisë së Bardhë
Bush: Të mbrohet ekonomia amerikane
Më tepër artikuj
Më të lexuarat
.
Britania tërheq trupat nga Kosova
Serbia mbi njohjen eventuale të Kosoves nga fqinjtë
Serbia kthen ambasadorët në vendet që njohën Kosovën
Serbia dëbon ambasadorin e Malit të Zi
Qeveria përgatitet për mbrojtjen e pavarësisë