Programi i radhës


 


Intervista

Nimani: Njohja nga Mali i Zi i kontribuon stabilitetit

Fuad Nimani

09.10.2008

“Njohja e Kosovës nga Mali i Zi i kontribuon stabilitetit në rajon e më gjerë”, thotë ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakica në Mal të Zi, Fuad Nimani. Sipas tij, ky hap tregon vendosmërinë e Podgoricës për të ndjekur politikë pro perëndimore.


RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Nimani, si e vlerësoni ju sot këtë njohje të Kosovës që u bë nga Mali i Zi?

FUAD NIMANI
Unë mendoj se ky akt është pritur nga ana e Qeverisë së Malit të Zi, duke ditur që para ca ditëve, në nivel të Kuvendit të Malit të Zi u miratua rezoluta për çështjen e Kosovës. Andaj, Qeveria e Malit të Zi e shtroi draftin për pranimin e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Unë mendoj se kjo është një punë e mirë, i kontribuon të mirës së përgjithshme, i kontribuon edhe Malit të Zi, sepse gjendemi në procese integrative evropiane dhe të ndjekësh politikën e Evropës, pikërisht ka qenë e rëndomtë dhe e zakontë që çështja e Kosovës të përfundojë njëherë e mirë edhe në nivel të Qeverisë së Malit të Zi.

Në kuadër të Malit të Zi ekziston një përqindje e madhe, ajo është 32 për qind, e cila ndjek politikën pro serbe. Andaj, këtu ekziston pesha dhe rëndësia e pranimit të Kosovës në nivel të Qeverisë së Malit të Zi.

RADIO EVROPA E LIRË
Ju përmendët pak më parë një grup, siç thatë, pro serb. Pra, kjo është opozita pro serbe në Mal të Zi, e cila është shprehur kundër njohjes së Kosovës. Çka mund të bëjë ajo në këtë aspekt?

FUAD NIMANI

Unë mendoj që edhe opozita e ka kuptuar që pranimi i Kosovës është i pashmangshëm. Bile – bile, në Parlamentin e Malit të Zi, opozita i ka sugjeruar Qeverisë së Malit të Zi, që Mali i Zi ta pranojë Kosovën një ditë pas pranimit nga ana e Serbisë, çka do të thotë se në vetëdijen e opozitës veç ekziston bindja se edhe Serbia do ta pranojë Kosovën, se është një realitet në këtë hapësirë gjeo-politike.

RADIO EVROPA E LIRË
Sa ka qenë ndikimi i partive politike shqiptare në Mal të Zi në këtë vendim për njohjen e Kosovës?

FUAD NIMANI
Që kur jemi dhe participojmë në nivelin e strukturave më të larta të shtetit të Malit të Zi, ne patjetër ndikojmë. Por, për çështjen e Kosovës, të gjitha deklaratat e zotit Gjukanoviq kanë qenë që ky realitet duhet të pranohet, sepse pikërisht me pranimin e Kosovës, zgjidhet problemi i Ballkanit dhe besoj se në këtë drejtim edhe strukturat politike shqiptare i kanë ndihmuar të mirës së përgjithshme.

Por, janë ata të cilët vërtet e kanë vendosur dhe e kanë vlerësuar që të merresh me procese integrative, të aplikosh, të hysh në BE, e të mos merresh me çështjen e zgjidhjes së problemit të Kosovës, është jo reale, dhe këtu Mali i Zi tregon se vërtet ndjek një politikë reale, një politikë që nuk është gënjeshtare dhe është e standardeve dhe e normave të Evropës.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : ismeti Prej : londer
09.10.2008 22:35
Njohja e shtetit te Kosoves nga ana e Malit te zi aht nji vendim historik.Tash po dihet se me shekuj Shqiptaret kan qen te shtypur padrejtesisht nga serbomalazezet.Ma ne fund i pranuan te gjitha padrejtesit qe ju kan bere Shqiptareve.Duke falenderuar edhe vellezerit tane Shqiptar qe jetojn ne trojet Shqiptare ne mal te zi dhe kontributin e madh qe kan dhene per Kosoven.Me shprese se edhe ata do te jen me te lire me drjeta te barabarta per te jetuar.Dhe i pershndes te gjith vellezerit tane ne trojet e tyre etnike.

Nga : fahri Prej : gjermani
09.10.2008 21:20
faliminderit shtetit te malit te zi. me aktin ne njohjes se kosoves, qeveria malazeze tregoj se e ka lan prapa te kaluaren, dhe e kupton realitetin. perkunder kercenimeve serbe, edhe pse deri para 2 viteve kane qene ne union me serbine, ata e ndermoren kete hape, e kjo peshe shume te madhe per te gjitha vendet ane e kend botes.Me kete deshmoj, se eshte per nje fqinjesi te mire.
faliminderit mali i zi, faliminderit ulqin, plave e guci, tuz e rozhaj.
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSS