Programi i radhës


 


Intervista

Server: Prishtina ka të drejtë të jetë e shqetësuar

Daniel Server

03.09.2009

“Institucionet e Kosovës kanë të drejtë të jenë të shqetësuara për aranzhimet e BE-së me Beogradin”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Daniel Server, nga Instituti amerikan për paqe me seli në Uashington. Sipas tij, pasi ka shpallur pavarësinë, Kosova duhet të mësojë të sillet si e pavarur.

RADIO EVROPA E LIRË
Një Komitet i Bashkimit Evropian e ka mbështetur misionin EULEX në Kosovë, për të nënshkruar “aranzhime teknike” me Serbinë për bashkëpunim policor. Institucionet e Kosovës janë fuqishëm kundër këtyre aranzhimeve. Si e shihni ju këtë situatë?

DANIEL SERVER
Mendoj se institucionet në Prishtinë kanë të drejtë të jenë të shqetësuara për aranzhimet e Bashkimit Evropian me Beogradin. Më duket se Prishtina, pasi e ka shpallur pavarësinë, duhet të mësojë të sillet si e pavarur.

RADIO EVROPA E LIRË
Pra, ju mendoini se është i drejtë kundërshtimi nga institucionet e Kosovës?

DANIEL SERVER
Mendoj se ato duhet të shikojnë në çdo aranzhim të këtij lloji me qëndrimin për mbrojtjen e asaj, që ato e shohin si sovranitet të tyre, ashtu sikur që Beogradi e shikon çdo aranzhim të këtij lloji, në përpjekje për ta mbrojtur pretendimin e tij në sovranitet.

RADIO EVROPA E LIRË
Si e shpjegoni një lëvizje të këtillë të EULEX-it?

DANIEL SERVER
Bashkimi Evropian nuk është unik në njohjen e Kosovës. Për aq kohë sa BE-ja nuk është unike në njohjen e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, duhet të pritni që do të sillet në atë mënyrë, e cila ndoshta autoriteteve në Prishtinë nuk do t’u pëlqejë.

RADIO EVROPA E LIRË
Por, 22 prej 27 vendeve të BE-së e kanë njohur Kosovën...

DANIEL SERVER
Por, rregullat e bashkësisë janë rregulla që bazohen në konsensus, jo në shumicë. Në këtë aspekt, mund ta shikoni çështjen rreth emrit të Maqedonisë. Vetëm Greqia është problem. Kjo është pjesë e punës së BE-së.

RADIO EVROPA E LIRË
Gjatë javëve të fundit, në veri ka pasur tensione, pasi serbët lokalë nuk kanë lejuar rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve. Disa zëra thonë se kjo ka ndodhur pasi atje nuk ekziston jo vetëm autoriteti i institucioneve të Kosovës, por edhe i misioneve ndërkombëtare e veçanërisht i EULEX-it. Nga pikëpamja juaj, kush duhet të fajësohet për këtë situatë?

DANIEL SERVER
Mendoj se nuk ka autoritet të instutucioneve ndërkombëtare në veri dhe veriu kontrollohet nga Beogradi. Prandaj, lejimi apo moslejimi i rindërtimit të shtëpive është për shkak të Beogradit dhe kjo situatë fatkeqe është lejuar që të vazhdojë.

RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se edhe më tutje do të vazhdojë kjo situatë?

DANIEL SERVER
Mendoj se kjo situatë do të vazhdojë për aq kohë sa Beogradi të jetë i përkushtuar për ta mbajtur një pjesë të Kosovës dhe ky përkushtim më duket shumë i fuqishëm.

RADIO EVROPA E LIRË
Por, po ashtu, bashkësia ndërkombëtare thotë se është e vendosur që Kosovën ta mbajë të plotë...

DANIEL SERVER
Komunitetin ndërkombëtar do ta përshkruaja si të vendosur në përpjekje për shmangien e një ndarjeje formale të Kosovës. Por, nuk kam parë vendosmëri të fuqishme në përpjekje për të evituar ndarjen de facto të Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Server, deri tash, Kosovën e pavarur e kanë njohur 62 shtete. Sipas jush, a është ky numër i lartë apo i vogël?

DANIEL SERVER
Nuk është numër i keq, por nuk është i mjafuteshëm. Duhet të shkojë në më tepër se 100. Mendoj se gjërat do të duken krejtësisht ndryshe me më tepër se 100 njohje. Kjo mund të arrihet me diplomaci. Duhet të zhvillohen negociata me çdo vend.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : Niki Prej : Zvicër
10.09.2009 12:55
I nderuari Korqa, unë mendoj se koha për luftë shqipëtar-serb ka përfunduar! Nuk ka hapsirë më për lufta siç kan ndodhur në të kaluaren! Tani mendoj se është koha e vetëdijësimit të popullit sepse "politikanët nuk kan ndërmend të vetëdijësohen",atyre u pëlqen një situatë e tillë! Kshtuçë ata të cilët japin voton, duhet të z'gjohen, duhet të kërkojn punë, përgjegjësi, flesibilitet dhe angazhim tek liderët për të cilët japin besimin! Vetëm populli i kosovës mund t'a ndryshoj gjendjen e mjerueshme që është krijua dhe vazhdon në Kosovë! Nuk kam asgja kundër Albin Kurtit, kam respekt për guximin që ai ka, por duhet gjetur alternativa tjera për të luftuar kto dukuri negative! E mendoj që Albin Kurti duhet të ndroshoj apo të sbus agresivitetin e tij, kshtuqe i tër populli që i don të mirën Kosovës t'i bashkohet atij, dhe së bashku të rimkëmbim shtetin!
Duhet të dëshmojmë pjekuri-maturi, butësi-menquri, që ç'do i lindur në Kosovë ashtë shtetas kosovarë, dhe askush nuk guxoj të cenojë litin"dhe të drejtën e tij! Kjo është lufta të cilën ne duhet luftuar mendoj, duke aspiruar drejt familjes së madhe evropiane, ku veç ne jemi pjesë e saj!

Nga : enver korqa Prej : ferizaj
09.09.2009 21:18
gjithqka ekjart,z.server politikanet tan menduan qe pas shpalljes se pavarsis duhet me ra ne gjum dhe per mitrovicen shkojn nderkomtaret luftojn ata me serbet dhe pjestaret e eulexit bin deshmor duke luftuar per bashkimin emitrovices,z.albin kurti ket situat ek pershkruar(analizuar)para shpalljes se pavarsis se decentralizimi do te sjell luft te re ne kosov mes shqiptarve dhe serbve,dhe siduket nuk jemi larg prej luftes se re fatkeqsisht dhe (fatmirsisht)??????

Nga : Niki Prej : Zvicër
08.09.2009 18:13
Të komentohet ajo qfare z. Server ka thënë për radio evropa e lirë, dhe postimin e z.ken30, mendoj se gjithçka do jetë e tepërt, por me gjith atë i them dy-tri fjalë! Mbështes atë që dy të permendurit më lartë kanë pohuar; që qeveria dhe politikanët e Kosovës nuk kan interes 1.të përbashkët, 2.për qytetarët e Kosovës, si dhe 3.Shtetin e Kosovës!
Ata kan interesa personale, familiare-fisnore se si të jenë më të fortë në organizimin dhe kontrollin e bandave që ata kanë krijua në Kosovë! Pra politikanët tanë, nuk kanë përvoja udhëheçëse, nuk kan kulturë politike të mirëfillt e etë kjartë, e tash as që dëshirojnë të pasurohen me këto virtyte që një politikan, një burrë shteti duhet të ket! Kosova dhe populli i saj nuk duhet të akuzoj Eulex-in e as Bashkimin EU,e as Beogradin!
Kshtuçë pajtohem me z.ken30 që thot"formulen përfundimtare: Ndëgjo nënshkruaj decentralizo kapitullo. kjo është shtetësija e Kosovës mjerisht.

Nga : ken30 Prej : Bruksel
03.09.2009 14:03

Z Server po ju adresohet politikanëve dhe Qeveris së Kosovës , keni shpallur pavarsin duheni të mesoheni të silleni se Kosova është e pavarur.
Qeveritarët tanë jan të mësuar ndryshe dhe me thenien e përditëshme popullit në Prishtinë NE E KEMI PUSHTETIN, defakto kjo qeveri po e verteton se kanë plane vetëm për politike klanore fisnore tenderime, por nuk kanë asnji plan për politike shtetërore, që do të thotë: NE E KEMI PUSHTETIN - POR NUK E KEMI SHTETIN.
Dhe kjo e ka formulen përfundimtare: NDËGJO NËNSHKRUAJ DECENTRALIZO KAPITULLO.
03.09.2009.ken30

     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSS