E enjte, nëntor 27, 2014 Kosova 05:18

Lajmet

KQZ shpall rezultatet për kuvendet komunale

Bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet lokale të së dielës PDK udhëheq në 16 asamble komunale, LDK në tetë, AAK në pesë, LDD në një, Partia Liberale Serbe në tri...

Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta.Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta.
x
Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta.
Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli të martën në mbrëmje rezultatet preliminare për kuvendet komunale të 36 komunave të Kosovës.

Sipas këtyre rezultateve, në zgjedhjet e 15 nëntorit, Partia Demokratike e Kosovës udhëheq në 16 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës në tetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në pesë, Lidhja Demokratike e Dardanisë në një, Partia Liberale Serbe në tri, Partia Demokratike Turke e Kosovës në një, Lëvizja Vakat në një dhe Iniciativa Qytetare për Komunën e Ranillugut në një komunë.

Sipas KQZ-së, PDK-ja udhëheq në asambletë komunale në Gllogovc, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri dhe Malishevë.

LDK-ja në zgjedhjet e së dielës është në avantazh ndaj partive tjera në komunën e Prishtinës, atë të Istogut, Fushë Kosovës, Novobërdës, Podujevës, Suharekës, Zubin Potokut dhe Hanit të Elezit.

AAK-ja udhëheq në komunën e Deçanit, Gjakovës, Pejës, Zveçanit e Junikut.

LDD-ja, sipas rezultateve preliminare, mori shumicën në kuvendin komunal të Vitisë.

Partia Liberale Serbe ka fituar në Shtërpcë, Graçanicë dhe Kllokot.

Partia Demokratike Turke e Kosovës mori shumicën në Mamushë.

Iniciativa Qytetare për Komunën e Ranillugut ka fituar shumicën në asamblenë komunale të komunës së re të Ranillugut.

Ndërsa, në Leposaviq ka marrë shumicën subjekti politik i boshnjakëve të Kosovës, Vakat.

Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka përsëritur se edhe këto rezultate mund të pësojnë ndryshime, për shkak se ende nuk janë numëruar votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat që kanë ardhur përmes postës.

Ndryshime mund të ketë edhe për shkak se disa vendvotime janë kontestuar dhe ankesat për to janë dërguar në Komisionin e Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP).

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 15 nëntorit, sipas Nesrin Lushtës, mund të shpallen brenda kësaj jave, por jo edhe certifikimi i tyre, i cili po ashtu varet nga vendimet e KZAP-it në lidhje me rregullsinë në procesin zgjedhor.

Ndryshe, në rezultatet për kryetarë të komunave, të shpallura nga KQZ-ja një ditë më parë, shihet se vetëm 16 komuna nuk do të mbajnë zgjedhje, pasi që kandidatët kanë fituar shumicën që në raundin e parë.

Kandidatët e PDK-së kanë fituar në pesë komuna - Ferizaj, Skenderaj, Gllogovc, Shtime, Zubin Potok, ndërsa janë në balotazh edhe në 16 komuna tjera.

LDK-ja ka fituar në tri komuna - Prishtinë, Podujevë e Fushë Kosovë, ndërsa është në balotazh edhe në 11 komuna të tjera.

Kandidatët e AAK-së për kryetarë kanë fituar në katër komuna - Gjakovë, Deçan, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe janë në balotazh në shtatë komuna.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale mbahet më 13 dhjetor.

Albana Isufi

albana.isufi+gmail.com

Albana Isufi merret me gazetari nga viti 2001. Si korrespondente nga Prishtina për Radion Evropa e Lirë ka punuar nga janari i vitit 2004. Nga janari i vitit 2012 punon si gazetare/redaktore në programin për Kosovën të Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja 
Nga : rrusta Prej : suedi
23.11.2009 18:27
o kur sko me perparu kosova sa te ka mafija ne dor ata vet pasunohen e populli hjek marre per ta esht pom dhimet populli qe po hjek ishalla don zoti e bahet mir najher mos me hjek bile thmija

Nga : liridoni Prej : rahovec
23.11.2009 12:21
sa i perket zgjedhjeve , ne qytetin tim jan mbajtur ne menyren profesionale , dhe dihet se fiton ma i miri kshtu qe PDK o ma e mira . Rahoveci krenohet me PDK

Nga : feimi (rahovec) Prej : gjermani
23.11.2009 10:22
a maza ma keq per neve, se kush po udheheq kosoven, sa eshte ne pushtet PDKja me LDKjen populli i kosoves gjithmon kan me vujt to ta dini, se pushtetin e udhheqin struktura mafijoze, keni pa dhe vet se si jan shku keto zgjedhjet krejt me vjedhje, keto zgjedhjetduhet me anuluse shteti nuk udheheqet me vjedhjen e votave, ishkon mir me bo zgjdhjet pergjithshme te per koheshme e me fitu partit tjera, se deri sa jan keto dy partit ne pushtet korr kosova ska me arit ne ate qellim se ku kemi qef me shku to ta dini populli im kosovar shqiptar ju dua, dhe me ne fund ju uroj festen kombetare 28 nentorin urime urime...

Nga : iliri Prej : Bern
22.11.2009 19:03
Për zgjedhjet nuk kamë koment për arsyen se jetoj jashtë Kosovës. Qka mund shprehi, është forma e të shkruarit (formulimi i një fjalie sado të thjeshtë e mundsisht me pak gabime). Nuk përdoret pika, presja, pikëpresje, mos ti përmendi disa pak më të "vështira"?! Më vjen shumë keq, por kur lexoj këto shkrime më vjen të vjellë.
Fazit: qka presim atëherë nga "politikanët" tanë, kur.........

Nga : gazmend Prej : gazi
22.11.2009 14:05
pdk fiton me shum komuna krenar me partin demokratike te kosoves pdk

Nga : SELMANI Prej : VITI
19.11.2009 16:55
HEJ DUHET MI ANULU QETO VOTAT E VJEDHURA NE VITI SEPSE NE NUK I DOJNA SHPIUNAT POR I DOJNA ATA QE KAN LUFTU PER LIRIN E VENDI (PDK) KETA JAN LUFTETAR E NE KETA E DOJNA

Nga : ardi Prej : ferizaj
19.11.2009 12:08
kqz u konfirmua s e eshte e pa organizuar mire sepse nuk mundi te na jep detaje per ecurin ne diten e zgjedhjeve edhe ne keto gjedhe pati vjedhje te votove jo ne qytetin tim por ne vende te tjera ne ferizaj fitoi me i miri ndersa ne gjakove u vodhen votot nga ata te cilet jan mesuar te vjedhin edhe paran publike e te pasurohen per vete

Nga : alia Prej : duraku
18.11.2009 23:17
po na ne pej mir i kena punt kush po fiton ne pej haj medet haj

Nga : agron sertolli Prej : malishev
18.11.2009 20:06
veq deshta ta shtoj edhe nje fjal se ramushi ket her e ka ba organizimin heret se me merit ne krejt kosoven i ka fitu10% te votave e ajo perqindja tjeter po dihet qe asht vjedh para syve te popullit

Nga : burimi
18.11.2009 19:08
sa i perket komentev nje gje e them se partia demokratike esht parti e vlerav dhe nje gje dua ta them se gjitha partit politike ka qeverisur ne kosov po as nje nuk ka punu si kjo qeveri e udhehequr nga nj njeri me vlera si esht zotri hashim thaqi.
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja