Programi i radhës

Tweet

Rajoni

Maqedoni: Shqiptarët reagojnë ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit

Shkupi
16.01.2010

Vendimi i ministrit që nxënësit shqiptarë të mësojnë gjuhën maqedonase nga klasa e parë, shkakton reagime të partive politike shqiptare dhe të sektorit civil shqiptar. Organizata joqeveritare, “Realiteti”, merr nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit, ndërsa BDI-ja dhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë vlerësojnë se ky vendim është në kundërshtim me Kushtetutën.



Organizata joqeveritare “Realiteti” merr nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të ministrit të Arsimit, Nikolla Todorov, që nxënësit shqiptarë të mësojnë gjuhën maqedonase nga klasa e parë.

Sipas kryetarit të Organizatës Joqeveritare “Realiteti”, Valon Bela, ky vendim shkel Kushtetutën dhe Ligjin për arsimin fillor.

“Ky vendim qeveritar thyen rëndë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në republikën e vendit, gjegjësisht nenin 8 të Kushtetutës ku thotë dominimi i ligjshmërisë në shtet dhe ndarja e pushteteve, do të thotë këtu kemi përzierje të ekzekutivit në pozicionin e ligjvënësit”.

“Pra, ballafaqohemi me një situatë ku vetë ministri nuk e respekton ligjin, sidomos atë për arsim fillor"
, thotë Bela.

Por, ministri i Arsimit, Nikolla Todorov, edhe një herë thekson qëndrimin e tij se gjuha maqedonase duhet mësuar nga klasa e parë, për shkak se ajo në Maqedoni është gjuhë zyrtare.

“Është e pakuptimtë për mua që të mësohet gjuha maqedonase nga klasa e tretë ose e katërt, ndërsa gjuha angleze të mësohet nga klasa e parë, në një shtet ku gjuhë zyrtare në gjithë territorin është gjuha maqedonase”, thekson Todorov.

Ndryshe nga VMRO-DPMNE-ja, nga radhët e së cilës vjen ministri i Arsimit, thotë se mendon Bashkimi Demokratik për Integrim në pushtet.

Kjo parti kërkon respektimin e Ligjit për arsimin fillor, për sa i përket mësimit të maqedonishtes në shkolla dhe jo vendimin e Ministrisë së Arsimit që maqedonishtja të mësohet nga klasa e parë.

Deputeti i BDI-së, Safet Neziri, i bën thirrje ministrit që ta rishqyrtojë vendimin.

“Ministri Nikolla Todorov të ulet të bisedojë me faktorë relevantë të sferës së arsimit,  për një zgjidhje të përbashkët, që të mos dëmtohet asnjëra palë”.

“Përndryshe, ky është vendim i ministrit, ndërsa në fuqi, në Ligjin për arsimin fillor është lënda: gjuha maqedonase prej klasës së tretë ose të katërt, varësisht se shkolla është tetëvjeçare apo nëntëvjeçare”, shprehet Neziri.

Ndërsa, Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë vlerëson se vendimi i ministrit paraqet akt me motive politike. Kryetari i Lidhjes, Dardhishta, fton ministrin që ta anulojë vendimin.

“Kërkojmë që t’i përmbahet edhe deklaratës që e kemi nënshkruar bashkë për depolitizim, t’i përmbahet edhe Ligjit për arsim fillor dhe t’i përmbahet vullnetit të prindërve dhe nxënësve”.

“Shqiptarët nuk e bojkotojnë maqedonishten, shqiptarët e mësojnë prej klasës së katërt. Në qoftë se kërkojnë me forcë që maqedonishtja të vihet në klasë të parë, mund t’ju ndodhë e kundërta”
, thotë Dardhishta.

Sipas Ligjit për arsim fillor që është në fuqi, mësimi i gjuhës maqedonase për nxënësit shqiptarë duhet të fillojë nga klasa e katërt.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : naxhije Prej : prishtin
21.01.2010 11:31
Ju kisha lutur juve atje te jeni sa ma komngules kur dihet se nqfar situate jeni . Ju lutem mos lshoni pe se masandej shkon shum koh per ta arrit dhe per te ardh deri te kjo koh qe jeni . qendroni se ndryshe smun tja arrini qellimit e mos tju mallkon populli
Ku qe tani keni mundsi me e marr at te drejt qe ju takon kur dihet se ju jeni ne at vend autokton mos lejoni assesi asnji leshim - duhet ta njihni historin e maqedonasve gjithmon maqedont kan qen dhe jan per humbjen e popullit shqiptar . me respekt - nagi

Nga : AQIF TETOVA
20.01.2010 22:56
TREGONI MINISTRIT SE EDHE GJUHA SHQIPE ESHTE GJUHE ZYRTARE KUJTONJA ATI SE NDOSHTA KA HARUAR,ESHTE SHUM I NXANT ME ME POLITIKEN E SERBISE.






































Nga : Shqipetari Prej : Prishtine
18.01.2010 14:51
Ne cilen klase fillojne Maqedonet te mesojne Shqip?
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile